32
ALBANIAN
18.
Mos e zvarrisni veglën në tokë kur e lëvizni nga
një vend në tjetrin sepse mund të dëmtohet
nëse lëvizet në këtë mënyrë.
19.
Gjithmonë hiqeni kutinë e baterisë nga vegla:
—
kurdoherë që nuk e përdorni veglën;
—
përpara se ta zhbllokoni;
—
përpara se ta kontrolloni, pastroni ose të
punoni me veglën;
—
përpara se të bëni rregullime, ndryshoni
aksesorët ose magazinoni;
—
kurdoherë që vegla fillon të dridhet në
mënyrë jo normale;
—
kurdoherë që e transportoni veglën.
20.
Mos ushtroni forcë mbi veglën. Ajo e kryen punën
më mirë dhe me më pak gjasa rreziku lëndimi në
shpejtësinë për të cilën është projektuar.
21.
Mos i përdorni veglat elektrike në mjedise
shpërthyese, si p.sh. në praninë e lëngjeve,
gazeve ose pluhurave të djegshëm.
Veglat
elektrike krijojnë shkëndija të cilat mund të ndezin
pluhurin ose avujt.
22.
Bëni një pushim për të evituar humbjen e
kontrollit për shkak të lodhjes.
Rekomandojmë
të bëni çdo orë një pushim 10 deri në
20-minutësh.
Udhëzimet për mirëmbajtjen
1.
Përpara fillimit të punës duhet të kontrollohet
gjendja e veglës prerëse, pajisjeve mbrojtëse
dhe e rripit të krahut.
2.
Fikni motorin dhe hiqni kutinë e baterisë
përpara se të kryeni mirëmbajtje, zëvendësoni
veglën prerëse dhe pastroni veglën.
3.
Pas përdorimit, shkëpusni kutinë e baterisë
nga vegla dhe kontrollojeni për dëme.
4.
Kontrollojeni për vida të lira dhe pjesë
të dëmtuara, si vegla prerëse në gjendje
pothuajse të konsumuar deri në gjysmë.
5.
Kur nuk e përdorni ruajeni pajisjen në vend
të thatë që është i mbyllur dhe nuk mund të
arrihet nga fëmijët.
6.
Përdorni vetëm pjesë ndërrimi dhe aksesorë të
rekomanduar nga prodhuesi.
7.
Sigurohuni gjithmonë që hapësirat për ajrosje
të mos kenë papastërti.
8.
Inspektoni dhe kryeni mirëmbajtje të
veglës rregullisht, veçanërisht përpara/
pas përdorimit. Riparojeni veglën vetëm në
qendrën tonë të autorizuar të shërbimit.
9.
Mbajini dorezat të thata, të pastra dhe të
palyera me vaj dhe graso.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime personale serioze.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR
SIGURINË
PËR KUTINË E BATERISË
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
baterisë:
(1)
Mos i prekni polet me materiale të tjera
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
6.
Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë
në vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50°C (122°F).
7.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse
është shumë e dëmtuar ose është konsumuar
plotësisht. Kutia e baterisë mund të shpërthejë
në zjarr.
8.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
9.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10.
Bateritë e përmbajtura me jone litiumi u
nënshtrohen kërkesave të legjislacionit për
mallrat e rrezikshme.
Për transporte tregtare p.sh. nga palë të treta,
agjentë përcjellës, duhen zbatuar kërkesa të
posaçme për paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit që transportohet,
kërkohet konsultimi me një ekspert për materialet
e rrezikshme. Gjithashtu duhen zbatuar rregulloret
më të detajuara kombëtare.
Mbështilleni me shirit ose fshihini kontaktet e
hapura si dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
atillë që të mos lëvizë nëpër paketim.
11.
Zbatoni rregulloret lokale rreth asgjësimit të
baterisë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
KUJDES: Përdorni vetëm bateri origjinale Makita.
Përdorimi i baterive joorigjinale Makita ose i baterive
të ndryshuara mund të çojë në shpërthim të baterisë
duke shkaktuar zjarre, lëndim personal dhe dëmtim.
Përdorimi i mësipërm zhvlerëson garancinë nga Makita
për veglën dhe ngarkuesin Makita.