37
ALBANIAN
KUJDES:
•
Nëse gjatë punës koka prerëse prej najloni
aksidentalisht pengohet në një gur ose
objekt të fortë, prerësi duhet të ndalohet e të
kontrollohet për ndonjë dëmtim. Nëse koka
prerëse prej najloni dëmtohet, ajo duhet
të zëvendësohet menjëherë.
Përdorimi i një
koke prerëse prej najloni të dëmtuar mund të
shkaktojë lëndime personale të rënda.
PËRDORIMI
Rregulloni përdorimin e veglës
Vendosja e rripit të krahut
►
Fig.24:
1.
Tokëza
2.
Grepi
Vendosni rripin e krahut. Më pas bashkoni tokëzat si në
çengel dhe në rrip. Sigurohuni që tokëzat të kërcasin
dhe të mbërthehen siç duhet.
Për modelin DUR183L
►
Fig.25:
1.
Kapaku
Kur kapaku nuk është në përdorin, vareni në çengel.
Shkëputja
►
Fig.26:
1.
Tokëza
Tokëza është e pajisur me një mjet për lirim të shpejtë.
Thjesht shtypni anët dhe tokëzën për të liruar veglën.
PARALAJMËRIM:
•
Bëni kujdes maksimal për të ruajtur
kontrollin e veglës gjatë gjithë kohës. Mos
lejoni që vegla të afrohet drejt jush ose
ndokujt në afërsi të ambientit të punës.
Humbja e kontrollit të veglës mund të shkaktojë
lëndime serioze për personat në afërsi dhe
përdoruesin.
Rregullimi i pozicionit të varëses dhe
rripit të krahut.
►
Fig.27:
1.
Buloni hekzagonal
Për të ndryshuar pozicionin e varëses, lironi bulonat
hekzagonalë në varëse me anët të çelësit të dhënë. Më
pas lëvizni varësen.
Pasi të keni rregulluar pozicionin e varëses, shtrëngoni
mirë bulonat hekzagonalë me anë të çelësit.
MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM:
•
Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë e fikur
dhe kutia e baterisë të jetë hequr përpara se
të kryeni ndonjë kontroll ose mirëmbajtje
për veglën.
Nëse vegla nuk fiket dhe kutia e
baterisë nuk hiqet, ndezja aksidentale mund të
shkaktojë lëndim të rëndë personal.
NJOFTIM:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Ndërrimi i fijes së najlonit
PARALAJMËRIM:
•
Sigurohuni që kapaku i kokës prerëse prej
najloni të sigurohet siç duhet në fole siç
përshkruhet më poshtë.
Mossigurimi i mirë i
kapakut mund të bëjë që pjesët e kokës prerëse
prej najloni të shkëputen dhe të shkaktojnë
lëndime të rënda personale.
►
Fig.28
Hiqni kapakun nga foleja, duke shtypur dy kapëset që
janë dy seksionet me kanale në dy krahët e folesë.
►
Fig.29:
1.
80 - 100 mm
Prisni një fije najloni në 3-6 m. Palosni fijen e najlonit në
dy gjysma, një nga fijet lëreni 80-100 mm më të gjatë
se tjetra.
►
Fig.30
Lidheni mesin e fijes së re të najlonit në dhëmbëzën që
ndodhet në qendër të bobinës ndërmjet 2 kanaleve për
vendosjen e fijes së najlonit.
Mblidhni të dy skajet e fijes rreth bobinës sipas drejtimit
të shënuar në kokë për drejtimin e dorës së majtë
shënuar me LH.
►
Fig.31
Rrotulloni gjithë fijen duke lënë të lirë 100 mm, duke i
lënë skajet përkohësisht të lidhur në një dhëmbëz në
anë të bobinës.
►
Fig.32
Montoni bobinën në kapak në mënyrë të tillë që kanalet
dhe pjesët e dala në bobinë të përshtaten me ato të
kapakut. Tani zgjidhni skajet e fijes nga pozicioni i tyre
i përkohshëm dhe shtyjini fijet përmes vrimave që të
dalin nga kapaku.
►
Fig.33
Bashkërenditni pjesën e dalë në pjesën e jashtme të
kapakut me kanalet e vrimave. Pastaj shtyjeni kapakun
fort në fole për ta fiksuar. Sigurohuni që kapëset të jenë
përhapur plotësisht në kapak.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.