38
1.10.2015
000331
Yasushi Fukaya
Drejtor
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
GEB068-7
UDHËZIME TË RËNDËSISHME
PËR SIGURINË
PARALAJMËRIM! Lexoni të gjitha
paralajmërimet dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund
të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim
serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Përdorimi i synuar
1. Kositësja e barit me bateri/prerësi i
shkurreve/prerësi me fije është synuar vetëm për
të prerë bar, barëra të këqija, shkurre dhe
gëmusha. Nuk duhet të përdoret për qëllime të
tjera, si rregullim cepash ose prerje gardhi, sepse
kjo mund të shkaktojë lëndim.
Udhëzime të përgjithshme
1.
Mos lejoni kurrë që vegla të përdoret nga njerëzit
që nuk i njohin këto udhëzime, njerëzit (përfshirë
fëmijët) me aftësi jo të plota fizike, shqisore ose
mendore, ose të cilëve u mungon përvoja dhe
njohuria. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
2. Përpara se të ndizni veglën, lexoni manualin e
përdorimit për t’u njohur me përdorimin e veglës.
3.
Mos ia huazoni veglën një personi, i cili nuk ka
përvojën ose njohuritë e mjaftueshme për
përdorimin e prerësit të shkurreve dhe prerësit
me fije.
4.
Kur ta jepni hua veglën, bashkë me të jepni edhe
manualin e përdorimit.
5. Mbajeni veglën me kujdes dhe me vëmendje
maksimale.
6. Mos e përdorni asnjëherë pajisjen pasi të keni
konsumuar alkool ose droga, ose nëse ndjeheni
të lodhur ose të sëmurë.
7.
Mos u përpiqni kurrë ta modifikoni veglën.
8.
Ndiqni rregulloret e vendit tuaj për përdorimin e
prerësit të shkurreve dhe prerësit me fije.
Pajisje për mbrojtje personale
013122
1. Mbani helmetë sigurie, syze mbrojtëse dhe
doreza mbrojtëse që të mbroheni nga
papastërtitë fluturuese ose objektet që bien.
2. Mbani mbrojtëse për veshët si p.sh. kufje
mbrojtëse për të parandaluar humbjen e dëgjimit.
3.
Vishni rroba dhe këpucë të përshtatshme për një
përdorim të sigurt, si p.sh. kominoshe pune dhe
këpucë të forta që nuk rrëshqasin. Mos vishni
rroba të lirshme dhe mos mbani bizhuteri. Rrobat
e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të
kapen në pjesët lëvizëse.
4.
Mbani doreza mbrojtëse kur prekni diskun prerës.
Disqet prerëse mund të shkaktojë prerje të thella
në duar.
Siguria në zonën e punës
1. Përdoreni veglën vetëm kur keni shikueshmëri
dhe kushte të mira drite. Mos e veglën kur është
errësirë ose kur ka mjegull.
2.
Mos e përdorni veglën në ambiente ku mund të
ketë shpërthim, si p.sh. në praninë e lëngjeve,
gazeve ose pluhurit të djegshëm. Vegla krijon
shkëndija që mund të ndezin pluhurin ose avujt.
3. Gjatë përdorimit mos qëndroni kurrë në një
sipërfaqe të paqëndrueshme ose të rrëshqitshme,
ose në një vend të pjerrët. Gjatë dimrit bëni
kujdes nga akulli dhe bora dhe gjithmonë
sigurohuni që të keni mbështetje të sigurt.
4.
Gjatë punës, mbajini personat e pranishëm ose
kafshët të paktën 15 m larg nga vegla. Fikeni
veglën sapo të afrohet dikush.
5. Mos e përdorni kurrë pajisjen nëse ka njerëz
pranë, sidomos fëmijë apo kafshë shtëpiake.
6.
Përpara përdorimit, kontrolloni zonën e punës për
gura ose objekte të tjera të forta. Ato mund të
fluturojnë tutje ose të shkaktojnë zmbrapsje të
rrezikshme dhe të rezultojnë në lëndim serioz
personi dhe/ose dëmtim të pronës.
7.
PARALAJMËRIM:
Përdorimi i këtij produkti
mund të krijojë pluhur me përmbajtje kimike që
mund të shkaktojë sëmundje të frymëmarrjes ose
sëmundje të tjera. Disa shembuj të këtyre
kimikateve janë përbërësit që gjenden në
pesticide, insekticide, fertilizues dhe herbicide.
Rreziku ndaj këtyre ekspozimeve varion në varësi
të shpeshtësisë së kryerjes së këtij lloji pune. Për
të pakësuar ekspozimin ndaj këtyre kimikateve:
Та
ше
в
-
Га
лв
ин
г
ОО
Д
www.tashev-galving.com