223
SHQIP
(Udhëzimet origjinale)
Shpjegimi i pamjes së përgjithshme
1
Tapa (e pompimit paraprak)
2
Prurja
3
Thithja
4
Tapa (e shkarkimit)
5
Trupi i pompës
6
Doreza
7
Kapaku i kandelës ndezëse
8
Pastrues ajri
9
Kapak serbatori
10 Serbator karburanti
11 Pompa ndezëse
12 Çelësi I-O (Ndiz/Fik)
13 Zhurmëmbytësi
14 Leva mbyllëse
15 Dorëza e motorinos
16 Motorino me goditje mbrapsht
17 Tregues vaji
18 Baza e vendosur
19 Leva e valvulës
20 Guarnicioni
21 Xhunto bashkuese e tubave
22 Dado me krahë
23 Rripi i tubave
24 Tubi
25 Tapa (e pompimit paraprak)
26 Prurja
27 Thithja
28 Filtri
29 Tubi (pajisje shtesë opsionale)
30 Tregues vaji
31 Niveli i sipërm
32 Niveli i poshtëm
33 Kapaku i serbatorit të
karburantit
34 Niveli i sipërm
35 Serbator karburanti
36 Tub karburanti
Ju falënderojmë për blerjen e pompës me motor nga
MAKITA. Me kënaqësi ju rekomandojmë pompën me
motor nga MAKITA, e cila vjen si rezultat i një programi të
gjatë zhvillimi dhe shumë viteve njohuri e eksperiencë.
Ju lutemi të lexoni këtë broshurë e cila përshkruan në
detaje hollësitë e ndryshme që vërtetojnë funksionimin e
tij të jashtëzakonshëm. Ai do t'ju ndihmojë të arrini
rezultatet më të mira të mundshme nga pompa juaj me
motor nga MAKITA.
SIMBOLE
Do të vini re simbolet vijuese kur të lexoni manualin e
udhëzimeve.
PARALAJMËRIM:
• JU LUTEMI TA LEXONI DHE KUPTONI PLOTËSISHT
KËTË MANUAL PARA SE TË VINI NË FUNKSIONIM
MAKINERINË.
Shenjat
vijuese përfaqësojnë informacionin e
rëndësishëm të sigurisë. Gjithmonë zbatoni këto
udhëzime. Përdorimi i gabuar i pajisjes mund të sjellë si
rrjedhim aksidente serioze.
RREZIK:
Moszbatimi i udhëzimeve mund të sjellë si
rrjedhim vdekjen ose plagosje serioze.
PARALAJMËRIM:
Moszbatimi i ndjekjes së
udhëzimeve PARALAJMËRUESE mund të sjellë si
rrjedhim plagosje serioze ose vdekjen e operatorit të
makinerisë, një kalimtari apo një personi që kryen
kontroll ose riparim të makinerisë.
KUJDES:
Shenja KUJDES tregon se duhet të
merren masa paraprake speciale për të shmangur
plagosjen personale dhe dëmtimin e makinerisë.
SHËNIM:
Një SHËNIM jep informacion thelbësor për
lehtësimin ose qartësimin e procedurave.
UDHËZIME TË SIGURISË
– Ky manual udhëzimesh shpjegon përdorimin e
përgjithshëm dhe masat paraprake për pajisjen.
Lexojeni me kujdes këtë manual udhëzimesh para se
ta vini në funksionim pajisjen. Dhe zbatoni rreptësisht
rregullat e sigurisë.
– Ruajeni këtë manual udhëzimesh në një vend të sigurt
për t'iu referuar më vonë. Në rast se ky manual
udhëzimesh ju humbet apo dëmtohet, kërkoni nga
qendra e autorizuar e shërbimeve Makita për
zëvendësimin e menjëhershëm të tij.
– Kur ta jepni hua ose dorëzoni pajisjen te persona të
tjerë, gjithmonë jepni edhe manualin e udhëzimeve e
materiale udhëzuese të tjera bashkë me pajisjen.
– Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të
kërkimit dhe zhvillimit, specifikimet e produktit mund të
ndryshohen pa ju njoftuar. Ilustrimet apo përmbajtja e
këtij manuali mund të ndryshojë nga produkti në
dispozicion.
– Nëse keni nevojë për ndihmë për detaje të tjera,
kërkojini nga shitësi juaj apo nga qendra e autorizuar
e shërbimit Makita.
Lexoni manualin e udhëzimeve dhe zbatoni
paralajmërimet dhe masat paraprake të
sigurisë.
Bëni kujdes dhe vëmendje të veçantë.
Kurrë mos e përdorni motorin në ambiente të
brendshme.
Mos e prekni motorin kur është i nxehtë.
Mos ndizni flakë!
Kontrolloni nivelin e vajit para se ta ndizni.
Etiketa CE