33
ALBANIAN
PËRDORIMI
KUJDES:
Përdorni gjithmonë dorezën anësore
/ mbajtësen anësore (dorezën ndihmëse) dhe gjatë
përdorimit mbajeni veglën fort nga doreza anësore /
mbajtësja anësore dhe nga doreza e çelësit.
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që materiali i punës
të jetë siguruar përpara fillimit të punës.
Mossigurimi
i duhur i materialit të punës mund të shkaktojë lëvizjen e
materialit të punës duke rezultuar në lëndime.
KUJDES:
Mos e tërhiqni veglën me forcë,
edhe nëse puntoja ngec. Humbja e kontrollit
mund të shkaktojë lëndime.
KUJDES:
Mos e lini veglën të ngulur në
materialin e punës.
Përndryshe vegla mund të
ndizet pa dashje duke shkaktuar lëndime.
SHËNIM:
Nëse kutia e baterisë është në temperaturë
të ulët, kapaciteti i veglës mund të mos arrihet
plotësisht. Në këtë rast, ngroheni kutinë e baterisë
duke e përdorur veglën pa ngarkesë për pak kohë për
të arritur plotësisht kapacitetin e veglës.
Ciflosje/Leskërim/Shkatërrim
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Ndizni veglën dhe
ushtroni një presion të lehtë mbi vegël në mënyrë të tillë
që ajo të mos bëjë lëvizje të pakontrolluara. Ushtrimi i
presionit të madh mbi vegël nuk do të rrisë efikasitetin.
►
Fig.18
►
Fig.19
FUNKSIONI I AKTIVIZIMIT
TË LIDHJES ME VALË
Aksesor opsional
Çfarë mund të bëni me funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Funksioni i aktivizimit të lidhjes me valë mundëson
përdorim të pastër dhe të rehatshëm. Duke lidhur një
fshesë të mbështetur me korrent me veglën, mund ta
përdorni fshesën automatikisht bashkë me mekanizmin
e funksionimit të veglës.
►
Fig.20
Për përdorimin e funksionit të aktivizimit të lidhjes me
valë, përgatitni sa më poshtë:
•
Një njësi me valë (aksesor opsional)
•
Një fshesë me korrent që mbështet funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Pamja e përgjithshme e cilësimit të funksionit të
aktivizimit të lidhjes me valë është si në vijim. Referojuni
seksioneve përkatëse për procedurat e detajuara.
1.
Instalimi i njësisë me valë
2.
Regjistrimi i veglës për fshesën me korrent
3.
Nisja e funksionit të aktivizimit të lidhjes me valë
Instalimi i njësisë me valë
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Kur instaloni njësinë me valë,
vendoseni veglën në një sipërfaqe të sheshtë dhe
të qëndrueshme.
VINI RE:
Përpara se të instaloni njësinë me
valë, pastroni pluhurin dhe papastërtitë në
vegël.
Pluhuri ose papastërtitë mund të shkaktojnë
keqfunksionim nëse hyjnë në folenë e njësisë me
valë.
VINI RE:
Për të parandaluar keqfunksionimin
që shkaktohet nga elektriciteti statik, përpara se
të ngrini njësinë me valë, prekni një material që
shkarkon elektricitetin statik, si p.sh. një pjesë
metalike të veglës.
VINI RE:
Kur instaloni njësinë me valë,
sigurohuni gjithmonë që njësia me valë të jetë e
vendosur në drejtimin e duhur dhe kapaku të jetë i
mbyllur plotësisht.
1.
Hapni kapakun në vegël siç tregohet në figurë.
►
Fig.21:
1.
Kapaku
2.
Vendosni njësinë me valë në fole dhe më pas
mbyllni kapakun.
Kur vendosni njësinë me valë, bashkërenditni pjesët e
dala me pjesët e futura në fole.
►
Fig.22:
1.
Njësia me valë
2.
Pjesa e dalë
3.
Kapaku
4.
Pjesa e futur
Kur hiqni njësinë me valë, hapni ngadalë kapakun.
Grepat në pjesën e pasme të kapakut do ta ngrenë
njësinë me valë ndërsa ju tërhiqni lart kapakun.
►
Fig.23:
1.
Njësia me valë
2.
Grepi
3.
Kapaku
Pasi ta hiqni njësinë me valë, vendoseni në kasën e
dhënë ose në një enë pa elektricitet statik.
VINI RE:
Përdorni gjithmonë grepat në pjesën e
pasme të kapakut kur hiqni njësinë me valë.
Nëse
grepat nuk e kapin njësinë me valë, mbyllni plotësisht
kapakun dhe hapeni sërish ngadalë.
Regjistrimi i veglës për fshesën me
korrent
SHËNIM:
Për regjistrimin e veglës nevojitet fshesë
me korrent “Makita” që mbështet funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë.
SHËNIM:
Përfundoni instalimin e njësisë me valë në
vegël përpara se të nisni regjistrimin e veglës.
SHËNIM:
Gjatë regjistrimit të veglës, mos e tërhiqni
këmbëzën e çelësit ose mos ndizni çelësin e
energjisë në fshesën me korrent.
SHËNIM:
Gjithashtu, referojuni manualit të përdorimit
të fshesës me korrent.
Nëse dëshironi të aktivizoni fshesën me korrent
bashkë me mekanizmin e funksionimit të veglës, kryeni
paraprakisht regjistrimin e veglës.
Summary of Contents for HM001G
Page 2: ...2 3 1 1 Fig 1 1 2 Fig 2 1 2 A B Fig 3 1 Fig 4 1 Fig 5 1 Fig 6 1 2 Fig 7 2 ...
Page 3: ...1 Fig 8 1 2 Fig 9 1 Fig 10 2 1 Fig 11 1 Fig 12 1 2 3 Fig 13 1 2 3 Fig 14 3 ...
Page 4: ...1 2 Fig 15 3 2 1 4 Fig 16 1 Fig 17 Fig 18 Fig 19 Fig 20 1 Fig 21 4 ...
Page 5: ...1 2 3 4 Fig 22 1 2 3 Fig 23 1 Fig 24 1 2 1 2 Fig 25 Fig 26 1 Fig 27 5 ...
Page 6: ...1 2 Fig 28 1 Fig 29 1 Fig 30 1 2 1 2 Fig 31 6 ...
Page 118: ...118 ...
Page 119: ...119 ...