15
vegla mund të mos e ketë këtë funksion edhe kur
motori është duke u rrotulluar.
Llamba e treguesit
Fig.3
Llamba e gjelbër sinjalizuese e energjisë ndizet kur
vegla është e lidhur me korrentin. Nëse llamba
sinjalizuese nuk ndizet, kablloja kryesore ose
kontrolluesi mund të ketë defekt. Llamba sinjalizuese
është ndezur por vegla nuk niset edhe pse ajo është e
ndezur, karbonçinat mund të jenë konsumuar ose
kontrolluesi, motori ose çelësi i ndezjes/fikjes mund të
ketë defekt.
Llamba e kuqe sinjalizuese e shërbimit pulson kur
karbonçinat janë pothuajse të konsumuara për të
treguar se vegla ka nevojë për shërbim. Pas afërsisht 8
orësh përdorim, motori fiket automatikisht.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Doreza anësore (dorezë ndihmëse)
Fig.4
Doreza anësore mund të rrotullohet 360° vertikalisht
dhe të sigurohet në çdo pozicion të dëshiruar. Ajo
gjithashtu sigurohet në tetë pozicione të ndryshme para
dhe pas në pozicion horizontal. Vetëm lironi dadon e
shtrëngimit për ta rrotulluar dorezën anësore në
pozicionin e dëshiruar. Më pas shtrëngojeni fort dadon e
shtrëngimit.
Doreza anësore mund të montohet në kanalin e pasmë.
Lironi dadon e shtrëngimit dhe zgjeroni bazamentin e
dorezës anësore. Rrëshqitni dorezën anësore sërish në
kanalin e pasmë dhe sigurojeni me dadon e shtrëngimit.
Instalimi ose heqja e puntos
Fig.5
Pastroni bishtin e puntos dhe aplikoni pak graso para se
ta instaloni punton.
Futeni punton në vegël. Rrotulloni punton dhe shtyjeni
derisa të zërë vend.
Fig.6
Nëse punoja nuk futet brenda, hiqeni punton. Tërhiqeni
disa herë poshtë kapakun e lëshimit. Më pas futeni
punton sërish. Rrotulloni punton dhe shtyjeni derisa të
zërë vend.
Fig.7
Pas instalimit sigurohuni gjithmonë që puntoja të jetë
kapur siç duket, duke e provuar ta nxirrni.
Për të hequr punton, tërhiqni poshtë deri në fund
kapakun e lëshimit dhe nxirreni punton jashtë.
Fig.8
Këndi i puntos
Fig.9
Fig.10
Puntoja mund të sigurohet në 12 kënde të ndryshme.
Për të ndryshuar këndin e puntos, rrëshqisni përpara
unazën e ndërrimit më pas rrotulloni unazën e ndërrimit
për të ndryshuar këndin e puntos. Në këndin e
dëshiruar rrëshqisni unazën e ndërrimit sërish në
pozicionin fillestar. Puntoja do të sigurohet në vend.
SHËNIM:
•
Unaza e ndërrimit nuk mund të kthehet kur puntoja
nuk është e instaluar në vegël.
PËRDORIMI
Ciflosje/Leskërim/Shkatërrim
Fig.11
Përdorni gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën
ndihmëse) dhe mbajeni fort veglën dhe nga mbajtësja
anësore dhe nga doreza e çelësit gjatë kohës që është
në punë. Ndizni veglën dhe ushtroni një presion të lehtë
mbi vegël në mënyrë të tillë që ajo të mos bëjë lëvizje të
pakontrolluara. Ushtrimi i presionit të madh mbi vegël
nuk do të rrisë efikasitetin.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Vajosja
KUJDES:
•
Ky shërbim duhet kryer vetëm nga Qendra të
autorizuara ose fabrika shërbimi të Makita-s.
Kjo vegël nuk kërkon lubrifikim të shpeshtë e të
përditshëm, sepse ajo ka një sistem të mbyllur
lubrifikimi me graso. Megjithatë, rekomandohet që të
zëvendësoni periodikisht grason për një jetëgjatësi më
të madhe të veglës.
Vëreni veglën në punë për disa minuta për ta ngrohur.
Fikni veglën dhe shkëputeni nga korrenti.
Lironi gjashtë vidat dhe hiqni dorezën. Vini re se vidat e
sipërme janë ndryshe nga të tjerat.
Fig.12
Shkëputni bashkuesin duke i tërhequr ato.
Fig.13
Lironi katër vidat në kapakun e dorezës së ndezjes dhe
hiqni mbulesën e kapakut të dorezës së ndezjes.