12
PARALAJMËRIM:
•
Emetimet e dridhjeve gjatë përdorimit aktual të
veglës elektrike mund të ndryshojnë nga vlerat e
deklaruara të emetimeve në varësi të mënyrave
sesi përdoret vegla.
•
Sigurohuni që të identifikoni masat e sigurisë për
mbrojtjen e përdoruesit, që bazohen në vlerësimin
e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të përdorimit
(duke marrë parasysh të gjitha pjesët e ciklit të
funksionimit si ato kur vegla është e fikur dhe
punon pa prerë, ashtu edhe kohën e përdorimit).
ENH101-17
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në
Makita deklaron që makineria(të) e mëposhtme:
Emërtimi i makinerisë:
Sharrë reciprokuese
Nr. i modelit/ Lloji: JR3060T, JR3070CT
Pajtohet me direktivën evropiane të mëposhtme:
2006/42/KE
Ato janë prodhuar konform standardit ose dokumenteve
të standardizuara si vijon:
EN60745
Skedari teknik konform direktivës 2006/42/KE
disponohet nga:
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
31.12.2013
000331
Yasushi Fukaya
Drejtor
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
GEB008-6
PARALAJMËRIME PËR
SIGURINË E SHARRËS ME
LËVIZJE PARA-PRAPA
1.
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet kapëse
të izoluara kur të jeni duke kryer një veprim në
të cilin aksesori prerës mund të prekë tela të
fshehura ose kordonin e vet.
Nëse aksesori
prerës prek një tel me rrymë atëherë pjesët
metalike të veglës elektrike elektrizohen dhe
mund të shkaktojnë goditje elektrike te punëtori.
2.
Përdorni morseta ose ndonjë mënyrë tjetër
praktike për ta siguruar dhe për ta mbështetur
materialin e punës në një platformë të
qëndrueshme.
Mbajtja e materialit me dorë ose
përkundrejt trupit tuaj e lë atë të paqëndrueshëm
dhe mund të shkaktojë humbje të kontrollit.
3.
Përdorni gjithmonë syze sigurie të mëdha ose
të vogla. Syzet e zakonshme ose syzet e diellit
NUK janë syze sigurie.
4.
Shmangni prerjen e gozhdëve. Kontrolloni
materialin e punës për gozhdë dhe hiqini ato
përpara se të punoni.
5.
Mos prisni materiale të mëdha pune.
6.
Kontrolloni për vend bosh prapa materialit të
punës përpara se të prisni, në mënyrë që fleta
të mos godasë dyshemenë, tavolinën e punës
etj.
7.
Mbajeni fort pajisjen.
8.
Sigurohuni që disku nuk e prek materialin e
punës përpara se të ndizet çelësi.
9.
Mbajini duart larg pjesëve lëvizëse.
10.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
11.
Gjithmonë fikeni veglën dhe prisni që fleta të
ndalojë plotësisht përpara se ta hiqni atë nga
materiali i punës.
12.
Mos e prekni fletën e sharrës ose materialin e
punës menjëherë pas veprimit; ato mund të
jenë shumë të nxehta dhe mund t’ju djegin
lëkurën.
13.
Mos e përdorni veglën pa ngarkesë nëse nuk
është e nevojshme.
14.
Përdorni gjithmonë maskën kundër
pluhurit/respiratorin e duhur për materialin
dhe për aplikacionin me të cilët po punoni.
15.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.