18
9.
Vetëm për bashkimin në qoshe dhe bashkimin
në formë T-je
Mbërtheni materialin e punës në formë
horizontale me tavolinën e punës.
Vetëm për bashkimin me kënd
Mbërtheni materialin tjetër të punës në
tavolinën e punës me skajin me kënd të
drejtuar lart.
Vetëm për bashkimin në skelet dhe bashkimin
nga cepi në cep
Mbërtheni materialin tjetër të punës në
tavolinën e punës.
10.
Vetëm për bashkimin në qoshe
Vendosni veglën në materialin e punës në
mënyrë të tillë që disku të jetë i drejtuar nga
poshtë.
Vetëm për bashkimin në formë T-je
Hiqni udhëzuesin për këndin nga vegla.
Vendosni veglën në materialin e punës në
mënyrë të tillë që disku të jetë i drejtuar nga
poshtë.
11. Përsëritni hapat 6-8 për të hapur kanale në
materialin e punës horizontal ose materialin tjetër
të punës.
Nëse nuk keni nevojë të vendosni diskun në qendër të
trashësisë së dërrasës, vazhdoni si më poshtë:
Vetëm për bashkimin në qoshe, bashkimin me
kënd, bashkimin në skelet dhe bashkimin nga
cepi në cep
•
Hiqni udhëzuesin për këndin nga vegla. Vendoseni
rigën në 90° për bashkim në qoshe, bashkim në
skelet dhe bashkim nga cepi në cep ose në 45°
për bashkim me kënd.
•
Ndiqni hapat 1-11 me përjashtim të hapave 5 dhe
10 të përshkruara më lart.
Vetëm për bashkimin në formë T-je
•
Puthitni bashkë dy materiale pune siç tregohen në
pozicionin e bashkimit të përfunduar.
•
Vendosni materialin vertikal të punës mbi atë
horizontal. Mbërtheni të dy materialet e punës në
tavolinën e punës.
•
Hiqni udhëzuesin për këndin nga vegla.
•
Ndiqni hapat 2, 4, 6, 7, 8 dhe 11 të përshkruar më
lart.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Fig.25
Vegla dhe ventilatorët e saj duhen mbajtur pastër.
Pastrojini rregullisht vrimat e ajrit të veglës ose kurdo që
nisin të bllokohen.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet, inspektimet dhe zëvendësimet e
karbonçinave dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër
duhen kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të
Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të
Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Udhëzuesi për këndin
•
Qese e pluhurit
•
Pllaka e kompletit 4
•
Çelësi i dados bllokuese 20
•
Disqet e bashkuesit të pllakës
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Summary of Contents for PJ7000
Page 58: ...58 ...
Page 59: ...59 ...
Page 60: ...60 Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 885075 969 ...