13
Për çelësa pa unazë hermetizuese dhe kunj
Për të vendosur çelësin, shtyjeni atë në dhëmbët
mbërthyes në formë kudhre derisa të bllokohet në vend.
Për të hequr çelësin, thjesht tërhiqeni.
Për çelësa me unazë hermetizuese dhe kunj
Lëvizni unazën hermetizuese nga vrima në çelës dhe
hiqni kunjin nga çelësi. Futeni çelësin në dhëmbët
mbërthyes në formë kudhre që vrima në çelës të
bashkërenditet me vrimën në dhëmbët mbërthyes në
formë kudhre. Futni kunjin përmes vrimës në çelës dhe
dhëmbëve mbërthyes në formë kudhre. Më pas ktheni
unazën hermetizuese në pozicionin fillestar në çelës për
të mbajtur kunjin. Për ta hequr çelësin, ndiqni
procedurën e kundërt të instalimit.
Fig.4
Grepi
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht. Ky
mund të hiqet pa e përdorur veglën. Grepi mund të
montohet në cilëndo anë të veglës.
Instalimi dhe heqja e grepit
Fig.5
Zgjasni pjesën e sipërme të grepit në të dy drejtimet dhe
hiqeni. Për të instaluar grepin, ndiqni procedurën e
anasjellë të heqjes.
PËRDORIMI
KUJDES:
•
Mbajeni veglën vetëm te doreza gjatë përdorimit.
Mos e prekni pjesën metalike.
Fig.6
Forca e duhur e shtrëngimit mund të ndryshojë në
varësi të llojit ose madhësisë së bulonit, materialit të
objektit që do të shtrëngohet etj. Lidhja midis forcës së
shtrëngimit dhe kohës së shtrëngimit tregohet në figurë.
200
180
160
140
120
100
80
60
40
20
0
1
2
3
4
M10
M12
M16
M16X80
M12X80
M10X80
Bulon standard
Forca e shtrëngimit (N.m.)
Koha e shtrëngimit (S)
004238
200
180
160
140
120
100
80
60
40
20
0
1
2
3
4
5
M10
M12
M12X80
M10X80
Bulon për shtrëngim të fortë
Forca e shtrëngimit (N.m.)
Koha e shtrëngimit (S)
004239
Mbajeni veglën fort dhe vendosni çelësin mbi bulon ose
dado. Ndizni veglën dhe shtrëngojeni sipas kohës së
duhur të shtrëngimit.
SHËNIM:
•
Kur mbërtheni vida M10 ose më të vogla,
rregulloni me kujdes presionin ndaj çelësit në
mënyrë që vida të mos dëmtohet.
•
Mbajeni veglën të drejtuar drejt bulonit ose dados
pa ushtruar forcë të tepërt mbi vegël.
•
Nëse e mbërtheni bulonin për një kohë më të gjatë
nga sa tregohet në figura, buloni ose çelësi mund
të tendosen dëmtohen etj. Përpara se të nisni
punën kryeni gjithmonë një veprim testimi për të
përcaktuar kohën e përshtatshme për të
mbërthyer bulonin. Kryeni veprimin e mësipërm të
testimit veçanërisht për bulonat më të mëdhenj se
M10 për të parandaluar problemet me çelësin ose
bulonin etj.
Forca shtrënguese ndikohet nga disa faktorë përfshirë
si më poshtë. Pas shtrëngimit, kontrolloni gjithmonë
rrotullimin me çelës me shtrëngim.
1. Tensioni
•
Rënia e tensionit do të shkaktojë rënie të forcës së
shtrëngimit.
2. Çelësi
•
Mospërdorimi i çelësave të përmasave të
duhura do të shkaktojë zvogëlimin e forcës së
shtrëngimit.
•
Një çelës i konsumuar (konsumim në anën
gjashtëkëndore ose katërkëndore) do të
shkaktojë reduktimin e forcës shtrënguese.
3. Buloni
•
Megjithëse koeficienti i shtrëngimit dhe
kategoria e bulonit janë të njëjta, forca e
duhur e shtrëngimit do të ndryshojë në varësi
të diametrit të bulonit.
•
Megjithëse diametrat e bulonave janë të njëjta,
forca e shtrëngimit do të ndryshojë në varësi
të koeficientit të forcës së shtrëngimit,
kategorisë dhe gjatësisë së bulonit.