54 SHQIP
Përdorimi i saktë i veglës
PARALAJMËRIM:
Vendoseni gjithmonë
veglën në anën tuaj të djathtë.
Pozicionimi i saktë
i veglës mundëson kontrollin maksimal të saj dhe ul
rrezikun e lëndimit të rëndë personal të shkaktuar nga
zmbrapsja.
PARALAJMËRIM:
Bëni kujdes maksimal për
të ruajtur kontrollin e veglës gjatë gjithë kohës.
Mos lejoni që vegla të afrohet drejt jush ose
ndokujt në afërsi të ambientit të punës.
Humbja e
kontrollit të veglës mund të shkaktojë lëndime serioze
për personat në afërsi dhe përdoruesin.
PARALAJMËRIM:
Për të evituar aksidentet,
mbani mbi 15 m (50 fut) distancë midis
përdoruesve kur punojnë dy a më shumë të tillë
në një vend. Gjithashtu, caktoni një person për
të ruajtur distancën midis përdoruesve. Nëse
në zonën e punës hyn ndonjë njeri apo kafshë,
ndërpriteni menjëherë punën.
KUJDES:
Nëse gjatë punës vegla prerëse
përplaset aksidentalisht në një gur ose objekt të
fortë, fikeni veglën dhe kontrollojeni për dëmtime.
Nëse vegla prerëse është dëmtuar, zëvendësojeni
menjëherë.
Përdorimi i një vegle prerëse të dëmtuar
mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
KUJDES:
Hiqeni kapakun e diskut nga disku i
prerësit gjatë prerjes së barit.
Pozicionimi dhe përdorimi i saktë mundësojnë kontroll
optimal dhe ulin rrezikun e lëndimit të shkaktuar nga
zmbrapsja.
UR006G
►
Fig.39
UR007G
►
Fig.40
Gjatë përdorimit të kokës prerëse prej najloni (lloji
me goditje dhe furnizim)
Koka prerëse prej najloni është kokë prerëse me fije me
dy linja dhe ka mekanizëm me goditje dhe furnizim.
Për të nxjerrë fijen e najlonit, koka prerëse duhet
përplasur në tokë gjatë rrotullimit.
►
Fig.41:
1.
Zona më efikase e prerjes
VINI RE:
Mekanizmi me goditje dhe furnizim
nuk funksionon siç duhet nëse koka prerëse prej
najloni nuk po rrotullohet.
SHËNIM:
Nëse fija e najlonit nuk del kur goditni
kokën, mblidheni/zëvendësojeni fijen e najlonit duke
ndjekur procedurat në seksionin e mirëmbajtjes.
MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM:
Gjithmonë sigurohuni që
vegla të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë
hequr përpara se të kryeni ndonjë kontroll ose
mirëmbajtje për veglën.
Mosfikja e veglës dhe
mosheqja e kutisë së baterisë mund të rezultojë
në lëndim të rëndë personal për shkak të ndezjes
aksidentale.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i veglës
Pastrojeni veglën duke e fshirë pluhurin, papastërtitë
ose barin e prerë me një leckë të thatë ose me një
të njomur me ujë me sapun dhe të shtrydhur. Për të
shmangur mbinxehjen e veglës, sigurohuni që të hiqni
barin e prerë ose mbetjet e ngjitura me grilën e veglës.
Ndërrimi i fijes së najlonit
PARALAJMËRIM:
Përdorni vetëm fijen
e najlonit me diametrin e specifikuar në këtë
manual përdorimi. Mos përdorni kurrë fije më të
rëndë, tel metalik, litar ose materiale të ngjashme.
Moskryerja e këtij veprimi mund të shkaktojë dëmtim
të veglës dhe të çojë në lëndim të rëndë personal.
PARALAJMËRIM:
Hiqeni gjithmonë kokën
prerëse prej najloni nga vegla kur ndërroni fijen
e najlonit.
PARALAJMËRIM:
Sigurohuni që kapaku i
kokës prerëse prej najloni të sigurohet siç duhet
në fole siç përshkruhet në këtë manual përdorimi.
Mossigurimi i mirë i kapakut mund të bëjë që pjesët
e kokës prerëse prej najloni të shkëputen dhe të
shkaktojnë lëndime të rënda personale.
Zëvendësojeni fijen e najlonit nëse nuk del më. Metoda
e zëvendësimit të fijes së najlonit varet nga lloji i kokës
prerëse prej najloni.
95-M10L
►
Fig.42
Ndërrimi i diskut plastik
Ndërrojeni fletën plastike nëse konsumohet ose thyhet.
►
Fig.43
Kur instaloni diskun plastik, bashkërenditni drejtimi e
shigjetës në fletë me atë të mbrojtëses.
►
Fig.44:
1.
Shigjeta në mbrojtëse
2.
Shigjeta në fletë
Summary of Contents for UR007GZ01
Page 2: ...Fig 1 12 2 Fig 2 12 1 2 3 4 5 8 9 10 11 Fig 3 2 ...
Page 3: ...6 14 12 6 7 7 8 8 9 9 10 10 11 12 14 UR007G UR006G 13 13 2 1 3 5 4 Fig 4 3 ...
Page 4: ...2 3 1 1 Fig 5 1 2 Fig 6 2 1 Fig 7 1 2 Fig 8 1 2 Fig 9 2 1 Fig 10 2 1 Fig 11 4 ...
Page 5: ...3 2 1 Fig 12 1 3 2 Fig 13 1 Fig 14 1 2 3 5 4 Fig 15 1 2 Fig 16 1 Fig 17 5 ...
Page 6: ...1 Fig 18 1 2 Fig 19 1 2 4 3 6 5 Fig 20 1 2 Fig 21 Fig 22 Fig 23 Fig 24 6 ...
Page 9: ...Fig 40 1 Fig 41 9 ...
Page 10: ...1 2 3 5 4 6 7 8 4 m 80 mm 100 mm Fig 42 10 ...
Page 11: ...11 Fig 43 1 2 Fig 44 ...
Page 170: ...170 ...
Page 171: ...171 ...