227
SQ
Shqip
Pastrimi i sensorit të grimcave
Pastroni sensorin e grimcave çdo 2 muaj për funksionimin optimal të pajisjes.
Shënim:
•
Nëse ajërpastruesi përdoret në ambient me pluhur, mund të duhet të pastrohet më shpesh.
•
Nëse niveli i lagështisë në ambient është shumë i lartë, mund të zhvillohet kondensim te sensori i
grimcave dhe cilësia e ajrit mund të tregojë një cilësi ajri më të ulët edhe kur cilësia e ajrit është në
fakt e mirë. Nëse ndodh diçka e tillë, pastroni sensorin e grimcave.
•
Sensori i gazit nuk ka nevojë të pastrohet.
1
Fikni pastruesin e ajrit dhe shkëputeni atë nga priza elektrike.
2
Tërhiqni kapakun e pasmë dhe hiqeni atë nga pajisja (fig.
c
).
3
Pastrojeni sensorin e grimcave me një tampon pambuku të njomë (fig.
u
).
4
Thani mirë të gjitha pjesët me një tampon pambuku të thatë.
5
Montoni përsëri kapakun e pasmë (fig.
g
).
Pastrimi.i.sipërfaqes.së.filtrit
Statusi.i.dritës.sinjalizuese.të.
filtrit
Veprimi
Sinjalizimi i pastrimit të filtrit
shfaqet në ekran (fig.
v
).
Pastroni sipërfaqen e filtrit me një fshesë me korrent.
1
Fikni pastruesin e ajrit dhe shkëputeni atë nga priza elektrike.
2
Tërhiqni kapakun e pasmë dhe hiqeni atë nga pajisja (fig.
c
).
3
Tërhiqeni filtrin nga pajisja (fig.
w
).
4
Pastrojeni sipërfaqen e filtrit me një fshesë me korrent (fig.
x
).
5
Vendosni sërish filtrin në pajisje (fig.
f
).
6
Montoni përsëri kapakun e pasmë (fig.
g
).
7
Futni spinën e pastruesit të ajrit në prizën elektrike.
8
Prekni butonin për të ndezur pajisjen.
9
Prekni e mbani butonin e kontrollit të statusit të filtrit/rivendosjes për 3 sekonda për të
rivendosur kohën e pastrimit të filtrit (fig.
y
).
»
Ekrani shfaq një mesazh "Filter cleaning completed".
10
Lajini mirë duart pas pastrimit të filtrit.
Ndërrimi.i.filtrit
Kuptimi.i.kyçjes.së.mbrojtjes.së.shëndetshme
Ky ajërpastrues vjen i pajisur me një tregues ndërrimi filtri për t'u siguruar që filtri i ajërpastrimit të jetë
në kushte optimale gjatë funksionimit të ajërpastruesit. Kur filtri duhet ndërruar, sinjali për ndërrimin e
filtrit ndizet në ngjyrë të kuqe.
Nëse filtri nuk ndërrohet në kohë, ajërpastruesi ndalon së punuari dje kyçet automatikisht për të
mbrojtur cilësinë e ajrit të ambientit. Ndërrojeni filtrin sa më shpejt të jetë e mundur.