170
SQ
•
Mos e përdorni pajisjen në ambiente të lagështa ose në ambiente
me lagështi të lartë apo me temperatura të larta, si për shembull në
banjë, tualet ose kuzhinë apo në një dhomë me ndryshime të mëdha
temperature�
•
Pajisja nuk largon monoksidin e karbonit (CO) ose radonin (Rn)� Ajo nuk
mund të përdoret si pajisje sigurie në rastin e aksidenteve me proceset
e djegies dhe me kimikatet e rrezikshme�
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për
ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike�
Riciklimi
Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të
shtëpisë (2012/19/BE)�
Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve elektrike dhe elektronike�
Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit dhe shëndetit
të njeriut�
Deklarata EU e konformitetit, versioni i shkurtuar
Nëpërmjet kësaj deklarate, DAP B�V� deklaron se pajisja radio e llojit AC3055/AC3059 është
në përputhje me Direktivën 2014/53/BE� Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së
gjendet në adresën e mëposhtme të internetit: www�philips�com�