Shqip
Zëvendësimi i dorezave
Emri i modelit ka këtë pamje: RB38**6****, RB38**2****, RL38**6****, RB3L**2****, RB36**6****, RB36**2****,
RL36**6****, RL36**2****, RB34**6****, RB34**2****, RL34**6****, RL34**2****
Ajo që zëvendëson yjet mund të ndryshojë në varësi të modelit.
Yjet në kodin e modelit tregojnë një model variant dhe mund të zëvendësojnë (0-9) ose (A-Z) në kodin e
modelit.
KUJDES
• Bëni kujdes që të mos gërvishtni pjesën e përparme të derës kur zëvendësoni dorezën e saj.
• Shtypini mirë dorezat në mbështetëse. Sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis mbështetëseve dhe
derës.
• Shtrëngoni fort vidat kur montoni dorezën.
• Përpara se të përdorni produktin, kontrolloni që doreza është montuar mirë.
Veglat e nevojshme (nuk ofrohen)
Kaçavidë kryq
Kaçavidë e sheshtë
Për të shkëputur dorezat
SHËNIM
Kjo procedurë aplikohet si për ndarjen e frigoriferit ashtu edhe për ngrirësin.
1.
Përdorni një kaçavidë të sheshtë për të hequr
kapakët e vidave.
- Pasi të keni shkëputur dorezën, vendosni
përsëri kapakët e vidave në vrimat vidave.
2.
Përdorni një kaçavidë kryq për të hequr vidat
dhe për të shkëputur dorezën.
SHËNIM
Përdorni këto vida për të shtrënguar dorezën në
anën e kundërt.
3.
Montoni dorezën e re në rend të kundërt të
çmontimit.
RB7300T_User-servicing-manual_SQ.indd 3
2020-11-19 PM 5:57:22