Shqip - 9
Shqip
Masa paraprake të sigurisë: Sigurimi i televizorit në mur për të
parandaluar rënien e tij
Kujdes
: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të rrëzohet.
Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen apo të mos ta destabilizojnë televizorin.
Ky veprim mund të shkaktojë rrëzimin e televizorit, duke shkaktuar lëndime të rënda
ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë të përmendura në broshurën e sigurisë që
vjen me televizorin. Për të rritur qëndrueshmërinë dhe sigurinë, mund të blini e instaloni
pajisjen kundër rënies, siç përshkruhet në faqen vijuese.
PARALAJMËRIM
: Mos e vendosni kurrë televizorin në një vend të paqëndrueshëm. Televizori mund
të bjerë, duke shkaktuar lëndim të rëndë personal ose vdekje. Shumë lëndime, veçanërisht ndaj
fëmijëve, mund të shmangen duke marrë masa të thjeshta paraprake si:
•
Përdorni gjithnjë komotë apo mbështetëset, ose mënyrat e montimit të rekomanduara nga
prodhuesi i televizorit.
•
Përdorni gjithnjë mobilie që mund ta mbajnë në mënyrë të sigurt televizorin.
•
Sigurohuni gjithnjë që televizori të mos tejkalojë anët e mobilies mbështetëse.
•
Tregojuni gjithnjë fëmijëve rreziqet që vijnë nga hipja nëpër mobilie për të arritur televizorin ose
komandat e tij.
•
Vendosini gjithnjë kordonët e kabllot e lidhur me televizorin në mënyrë të atillë që të mos
pengoheni, të mos i tërhiqni apo kapni.
•
Mos e vendosni kurrë televizorin në një vend të paqëndrueshëm.
•
Mos e vendosni kurrë televizorin mbi mobilie të larta (për shembull bufe ose rafte librash) pa e
fiksuar si mobilien, edhe televizorin në një mbështetëse të përshtatshme.
•
Mos e vendosni kurrë televizorin mbi leckë apo materiale të tjera që mund të gjenden midis
televizorit dhe mobilies mbështetëse.
•
Mos vendosni kurrë artikuj që mund të nxisin hipjen e fëmijëve, si p.sh. lodra apo telekomanda,
përmbi televizor apo mobilien mbi të cilën është vendosur televizori.
Nëse do ta ruani dhe zhvendosni televizorin tuaj ekzistues, duhet të zbatohen të njëjtat masa si më
sipër.
•
Nëse ju duhet të lëvizni ose të ngrini televizorin për zëvendësim ose pastrim, sigurohuni të mos
nxirrni bazamentin.
Summary of Contents for Crystal UHD TU8002
Page 23: ...This page is intentionally left blank ...
Page 45: ...Az oldal szándékosan üres ...
Page 67: ...Ta strona jest celowo pusta ...
Page 89: ...Αυτή η σελίδα έχει μείνει σκόπιμα κενή ...
Page 111: ...Тази страница е нарочно оставена празна ...
Page 133: ...Ova je stranica namjerno ostavljena praznom ...
Page 155: ...Tato stránka je prázdná záměrně ...
Page 177: ...Táto strana je vynechaná zámerne ...
Page 199: ...Această pagină este intenţionat lăsată goală ...
Page 221: ...Ova stranica je namerno ostavljena praznom ...
Page 243: ...Kjo faqe është lënë qëllimisht bosh ...
Page 265: ...Оваа страница е намерно оставена празна ...
Page 287: ...Ta stran je namenoma prazna ...
Page 309: ...Šī lapa ar nolūku ir atstāta tukša ...
Page 331: ...Šis puslapis specialiai paliktas tuščias ...
Page 353: ...See leht on jäetud tahtlikult tühjaks ...
Page 354: ...See leht on jäetud tahtlikult tühjaks ...