Udhëzimet e sigurisë
6
Shqip
Udhëzimet e sigurisë
Siguria e përgjithshme
Modifikimet ose riparimet e mundshme duhen kryer vetëm nga personeli i kualifikuar.
Mos e ngrohni ushqimin ose lëngjet në enë për funksionin me mikrovalë.
Mos përdorni benzen, hollues, alkool apo pastrues me avull ose me presion për të pastruar
pajisjen.
Mos e instaloni furrën: pranë ngrohëseve apo materialeve të djegshme; vendeve me lagështi,
vajra, pluhur apo të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit ose ndaj ujit; ose ku mund të rrjedhë gaz;
ose në sipërfaqe të paniveluara mirë.
Kjo furrë duhet të tokëzohet siç duhet në përputhje me kodet vendase dhe kombëtare.
Përdorni rregullisht një copë të thatë për të hequr substancat e huaja nga skajet dhe kontaktet e
spinës.
Mos e tërhiqni, mos e përkulni fort, ose mos vendosni objekte të rënda mbi kordon.
Nëse ka rrjedhje gazi (propan, LP etj.) ajroseni menjëherë. Mos e prekni kordonin elektrik.
Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura.
Kur furra është në punë, mos e fikni duke hequr kordonin elektrik.
Mos futni gishtat në substanca të huaja. Nëse hyjnë substanca të huaja në furrë, hiqeni nga priza
dhe kontaktoni pikën lokale të shërbimit "Samsung".
Mos ushtroni shumë presion ose goditje mbi pajisje.
Mos e vendosni furrën mbi objekte të brishta.
Sigurohuni që voltazhi, frekuenca dhe korrenti të përkojnë me specifikimet e produktit.
Futeni mirë në prizë spinën e korrentit. Mos përdorni shumë përshtatës spinash, kordonë
zgjatues apo ushqyes.
Mos e varni kordonin elektrik në objekte metalike. Sigurohuni që kordoni të jetë midis objekteve
ose prapa furrës.
Mos përdorni spina, kordonë apo priza të dëmtuara. Për spina ose kordonë të dëmtuar kontaktoni
një pikë lokale shërbimi "Samsung".
Mos hidhni ose të spërkatni drejtpërdrejt ujë në furrë.
Mos vendosni objekte në furrë, brenda ose te dera e furrës.
Mos spërkatni substanca të avullueshme, si insekticidet, në furrë.
Mos vendosni materiale të ndezshme mbi furrë. Duke qenë se avujt e alkoolit mund të bien në
kontakt me pjesët e nxehta të furrës, bëni kujdes kur ngrohni ushqime ose pije që përmbajnë
alkool.
Fëmijët mund të përplasen apo të kapin gishtat te dera. Kur të hapni/mbyllni derën, mbajini
fëmijët larg.
Paralajmërim për mikrovalë
Ngrohja e pijeve me mikrovalë mund të shkaktojë vonesë në shfaqjen e zierjes; bëni gjithnjë
kujdes kur t'i merrni në dorë. Lejojuni gjithnjë pijeve të rrinë së paku 20 sekonda përpara se t'i
merrni në dorë. Nëse është nevoja, përziejini gjatë nxehjes. Përziejini gjithnjë pas nxehjes.
Në rast djegieje, ndiqni udhëzimet për ndihmën e parë:
1.
Zhyteni vendin e djegur me ujë të ftohtë për të paktën 10 minuta.
2.
Mbulojeni me një rrobë të pastër dhe të thatë.
3.
Mos e lyeni vendin me krem, vaj ose locione.
Për të evituar dëmtimin e sirtarit ose të skarës, mos i vendosni në ujë menjëherë pas gatimit.
Mos e përdorni furrën për skuqje me shumë yndyrë, pasi temperatura e vajit nuk mund të
kontrollohet. Kjo mund të shkaktojë derdhje të papritur të vajrave të nxehta.
Untitled-14 6
2017-06-13 3:06:33
Summary of Contents for MC28M6075 Series
Page 1: ...Микровълнова фурна Ръководство за потребителя MC28M6075 Untitled 9 1 2017 06 13 2 56 31 ...
Page 54: ...Бележка Untitled 9 54 2017 06 13 2 56 43 ...
Page 55: ...Бележка Untitled 9 55 2017 06 13 2 56 43 ...
Page 57: ...Mikrovalna pećnica Korisnički priručnik MC28M6075 Untitled 10 1 2017 06 13 2 59 20 ...
Page 110: ...Bilješke Untitled 10 54 2017 06 13 2 59 32 ...
Page 111: ...Bilješke Untitled 10 55 2017 06 13 2 59 32 ...
Page 113: ...Микробранова печка Упатство за користење MC28M6075 Untitled 11 1 2017 06 13 3 00 54 ...
Page 166: ...Белешки Untitled 11 54 2017 06 13 3 01 06 ...
Page 167: ...Белешки Untitled 11 55 2017 06 13 3 01 06 ...
Page 169: ...Cuptor cu microunde Manual de utilizare MC28M6075 Untitled 12 1 2017 06 13 3 02 18 ...
Page 223: ...Notă Untitled 12 55 2017 06 13 3 02 30 ...
Page 225: ...Furrë me mikrovalë Manuali i përdorimit MC28M6075 Untitled 14 1 2017 06 13 3 06 33 ...
Page 279: ...Shënime Untitled 14 55 2017 06 13 3 06 42 ...
Page 281: ...Mikrotalasna pećnica Korisnički priručnik MC28M6075 Untitled 15 1 2017 06 13 3 07 50 ...
Page 334: ...Beleška Untitled 15 54 2017 06 13 3 08 00 ...
Page 335: ...Beleška Untitled 15 55 2017 06 13 3 08 00 ...
Page 337: ...Mikrovalovna pečica Uporabniški priročnik MC28M6075 Untitled 13 1 2017 06 13 3 04 34 ...
Page 390: ...Beležka Untitled 13 54 2017 06 13 3 04 43 ...
Page 391: ...Beležka Untitled 13 55 2017 06 13 3 04 43 ...
Page 393: ...Microwave Oven User manual MC28M6075 Untitled 8 1 2017 06 13 2 54 12 ...
Page 446: ...Memo Untitled 8 54 2017 06 13 2 54 24 ...