Shqip - 14
GATIMI/RINGROHJA
Procedura e mëposhtme shpjegon se si ta gatuani ose ta ringrohni
ushqimin. Para se të largoheni nga furra, kontrolloni GJITHMONË cilësimet
e gatimit. Së pari, vendoseni ushqimin në mes të pjatës rrotulluese. Më pas,
mbyllni derën.
1.
Shtypni butonin
Mikrovala
(
).
Rezultati:
Shfaqen treguesit prej
800 W (fuqia maksimale e gatimit):
Zgjidhni nivelin e duhur të fuqisë duke
shtypur përsëri butonin
Mikrovala
(
) derisa të shfaqet
fuqia përkatëse në vat. Referojuni tabelës me nivelet e
fuqisë.
2.
Caktoni kohën e gatimit duke rrotulluar
dorezën e
çelësit
.
Rezultati:
Shfaqet koha e gatimit.
3.
Shtypni butonin
Start/+30s (Fillo/+30s)
( ).
Rezultati:
Drita e furrës ndizet dhe pjata
rrotulluese fillon të rrotullohet.
1) Gatimi fillon dhe kur të mbarojë
sinjali i furrës do të bjerë 4 herë.
2) Sinjali kujtues i përfundimit do të bjerë 3 herë (një herë
në çdo minutë).
3) Shfaqet përsëri koha aktuale.
Kurrë
mos e ndizni furrën me mikrovalë kur është bosh.
Nëse dëshironi të ngrohni një ushqim për një periudhë të shkurtër kohe,
me fuqi maksimale (800 W), thjesht shtypni butonin
+30s
një herë në
çdo 30 sekonda gjatë kohës së gatimit. Furra ndizet menjëherë.
KONTROLLI NËSE FURRA FUNKSION SIÇ DUHET
Procedurat e thjeshta të mëposhtme ju mundësojnë të kontrolloni që furra
funksionon siç duhet në çdo kohë.
Hapni derën e furrës duke tërhequr dorezën në anë e djathtë të derës.
Vendosni një tas me ujë në pjatën rrotulluese. Më pas, mbyllni derën.
1.
Shtypni butonin
Mikrovala
(
).
Rezultati:
Shfaqen treguesit prej
800 W (fuqia maksimale e gatimit)
2.
Caktojeni kohën 4 deri në 5 minuta duke rrotulluar
dorezën e çelësit dhe shtypni butonin
Start/+30s
(Fillo/+30s)
( ).
Rezultati:
Drita e furrës ndizet dhe pjata
rrotulluese fillon të rrotullohet.
1) Gatimi fillon dhe kur të mbarojë sinjali i furrës do të bjerë
4 herë.
2) Sinjali kujtues i përfundimit do të bjerë 3 herë (një herë
në çdo minutë).
3) Shfaqet përsëri koha aktuale.
Furra duhet të futet në prizë të përshtatshme në mur. Pjata rrotulluese
duhet të jetë në pozicionin e saj në furrë. Nëse përdoret nivel fuqie
ndryshe nga maksimali, uji do të marrë më shumë kohë për të zier.
MG23F301TAK_OL_DE68-04178G-05_SQ.indd 14
MG23F301TAK_OL_DE68-04178G-05_SQ.indd 14
6/7/2022 12:53:55 PM
6/7/2022 12:53:55 PM