Shqip - 4
Karakteristika Teleteks
(në varësi të modelit)
Shumica e stacioneve televizivë sigurojnë shërbime të informacionit të shkruar nëpërmjet
teletekstit. Faqja e treguesit të shërbimit të teletekstit ju jep informacion në lidhje me përdorimin
e shërbimit. Përveç kësaj, ju mund të zgjidhni opsione të ndryshme sipas kërkesave tuaja duke
përdorur butonët e telekomandës.
☛
Që informacioni i teletekstit të shfaqet siç duhet, marrja e sinjalit të kanalit duhet të jetë e
qëndrueshme. Përndryshe, informacioni mund të mungojë ose disa faqe mund të mos shfaqen.
1
TV
Dalja nga shfaqja e teletekstit (në varësi të modelit)
2
(store)
Përdoreni për të depozituar faqet e teleteksit.
3
(size)
Shtypni për të shfaqur shkronja me madhësi të dyfishtë në
gjysmën e sipërme të ekranit. Për gjysmën e poshtme të
ekranit, shtypeni atë përsëri.
Për të shfaqur ekranin normal, shtypeni atë përsëri.
4
(reveal)
Përdoret për të shfaqur tekstin e fshehtë (përgjigjet për lojrat
kuic, për shembull). Për të shfaqur ekranin normal, shtypeni
atë përsëri.
5
Coloured buttons (red/green/yellow/blue)
Nëse sistemi FASTEXT përdoret nga një kompani
transmetimi, temat e ndryshme të mbuluara në një faqe
teleteksti janë të renditura sipas ngjyrave dhe mund të
zgjidhen duke shtypur butonët me ngjyra. Shtypni një prej
tyre që i korrespondon asaj që kërkoni. Faqja shfaqet me
informacionin tjetër me ngjyrë që mund të zgjidhet në të
njëjtën mënyrë.
Për të shfaqur faqen e mëparshme ose faqen tjetër, shtypni
butonin me ngjyrë korrespondues.
6
(teletekst on/mix)
Shtypni për të aktivizuar modalitetin e teletekstit pas zgjedhjes
së kanalit që ofron shërbimin e teletekstit. Shtypeni atë dy
herë për të kapërcye mbi teletekstin me ekranin e tanishëm të
transmetimit.
7
(mode)
Shtypeni për të zgjedhur modalitetin e teletekstit (LIST/FLOF).
Nëse e shtypni atë në modalitetin LIST, kalon në modalitetin e
ruajtjes së listës.
Në modalitetin e ruajtjes së listës, ju mund të ruani faqen e
teletekstit në një listë duke përdorur
butonin (store).
8
(sub-page)
Përdoret për të shfaqur nën-faqen e disponueshme.
9
(page up)
Përdoret për të shfaqur faqen tjetër të teleteksit.
0
(page down)
Përdoret për të shfaqur faqen e mëparshme të teleteksit.
!
(index)
Përdoreni për të shfaqur faqen e treguesit (përmbajtjes) kurdo
që jeni duke parë teletekstin.
@
(hold)
Përdoreni për të mbajtur të shfaqur një faqe të caktuar, nëse
faqja e zgjedhur është e lidhur me disa faqe dytësore të cilat
pasojnë automatikisht. Për të rifilluar, shtypeni atë përsëri.
#
(cancel)
Përdoret për të shfaqur transmetimin kur kërkoni një faqe.
➢
Ju mund të ndryshoni faqet e teletekstit duke shtypur butonët
numerikë në telekomandë.
Vazhdon...
BN68-01417B-00Alb_0226.indd 34
2008-4-3 10:47:47