Shqip - 23
Shqip
Rekomandim - vetëm për BE-në
Nëpërmjet këtij dokumenti "Samsung" deklaron se kjo pajisje është në përputhje me Direktivën 2014/53/BE.
Teksti i plotë i deklaratës zyrtare të pajtueshmërisë ofrohet në adresën e mëposhtme të internetit: http://www.
samsung.com shkoni te "Support (Mbështetja)" dhe vendosni emrin e modelit.
Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha shtetet e BE-së.
Funksioni "5 GHz WLAN (Wi-Fi)" i kësaj pajisjeje mund të përdoret vetëm në mjedise të brendshme.
Fuqia maksimale e transmetuesit BT: 100 mW në 2,4 GHz – 2,4835 GHz
Fuqia maksimale e transmetuesit Wi-Fi: 100 mW në 2,4-2,4835 GHz; 200 mW në 5,15-5,25 GHz; 100 mW në 5,25-
5,35 GHz & 5,47-5,725 GHz
Për informacione rreth zotimeve mjedisore të "Samsung" dhe të detyrimeve rregullatore për produktet
përkatëse, p.sh. "REACH", "WEEE", bateritë, vizitoni faqen http://www.samsung.com/uk/aboutsamsung/
samsungelectronics/corporatecitizenship/data_corner.html
PARALAJMËRIM - PËR TË PARANDALUAR PËRHAPJEN E ZJARRIT, MBAJINI QIRINJTË OSE
ARTIKUJT E TJERË ME FLAKË TË EKSPOZUARA LARG PRODUKTIT GJATË GJITHË KOHËS.
Hedhja e duhur e produktit (mbetjet e pajisjeve & elektrike dhe elektronike)
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)
Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacionin shoqërues tregon se produkti dhe
aksesorët e tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB), pasi të kenë mbaruar funksionin
e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të parandaluar dëmtimet
e mundshme të mjedisit ose të shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave,
ndajini këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për
të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor, përdoruesit
shtëpiakë duhet të kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose me autoritetin
vendor.
Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet
e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me
mbeturina të tjera tregtare gjatë hedhjes.
Heqja e duhur e baterive në produkt
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)
Ky shënim mbi bateri, manual ose paketim tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë
mbaruar funksionin e tyre, nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty
ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose
plumb mbi nivelet e referencës në Direktivën 2006/66 të KE-së. Nëse bateritë nuk hidhen siç
duhet, këto substanca mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose mjedisin.
Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ndajini bateritë
nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit të
baterive.