Kujdesi për televizorin
•
Për ta pastruar pajisjen, hiqeni nga priza dhe fshijeni produktin
me një leckë të butë dhe të thatë. Mos përdorni kimikate si
dylli, benzeni, alkooli, holluesit, insekticidet, aromatizuesit,
lubrifikuesit ose detergjentët. Këto kimikate mund të
dëmtojnë pamjen e jashtme të televizorit ose të fshijnë
printimet mbi produkt.
•
Pjesa e jashtme dhe ekrani i televizorit mund të gërvishten
gjatë pastrimit. Për të evituar gërvishtjet, sigurohuni ta
pastroni me kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një copë
të butë.
•
Mos spërkatni ujë ose lëngje drejtpërdrejt mbi televizor. Çdo
lloj lëngu që hyn në produkt mund të shkaktojë avari, flakë
ose goditje elektrike.
01 Çfarë përmban kutia?
Sigurohuni që artikujt e mëposhtëm vijnë me televizorin. Nëse
mungon ndonjë artikull, kontaktoni shitësin.
•
Telekomanda inteligjente "Samsung"
•
Manuali i përdorimit
•
Fletëgarancia / Udhëzuesi rregullator (nuk jepet në disa
vende)
•
Aparati One Connect
•
Kablloja elektrike e aparatit One Connect
•
One Invisible Connection
•
LLoji i baterisë mund të ndryshojë në varësi të modelit.
•
Ngjyrat dhe format e artikujve mund të ndryshojnë në varësi
të modeleve.
•
Kabllot e papërfshira mund të blihen veçmas.
•
Kontrolloni për aksesorë të fshehur prapa ose brenda
materialeve të paketimit gjatë hapjes së kutisë.
Paralajmërim
: Ekranet mund të dëmtohen
në rast shtypjeje të drejtpërdrejtë, nëse nuk
kapen siç duhet. Rekomandojmë që televizori të
mbahet nga anët, siç tregohet.
Mos e prekni
këtë ekran!
02
Lidhja e televizorit me
aparatin One Connect
Për më shumë informacion për mënyrën se si të lidheni përmes
aparatit One Connect, shihni Quick Setup Guide.
•
Mos e përdorni aparatin One Connect përmbys
ose në këmbë.
•
Bëni kujdes që kablloja të mos pësojë ndonjë
nga rastet e mëposhtme. One Invisible
Connection përmban qark elektrik.
Përthyerje
Përdredhje
Tërheqje
Shtypja e kabllos Goditje elektrike
KATEGORIA 1 PRODUKTET ME LASER (One Invisible
Connection)
•
Kujdes - Ka rrezatim të padukshëm laser kur hapet. Mos i
mbani sytë drejt laserit.
– Mos e përkulni së tepërmi kabllon e One Invisible
Connection. Mos e prisni kabllon.
– Mos vendosni objekte të rënda mbi kabllo.
– Mos zbërtheni asnjë prej konektorëve të kabllos.
•
Kujdes - Përdorimi i komandave, rregullimet ose kryerja
e procedurave të ndryshme nga ato të përcaktuara këtu,
mund të shkaktojnë ekspozim të rrezikshëm ndaj rrezatimit.
Shqip - 5
Shqip