•
Përdorni gjithnjë komotë apo mbështetëset, ose mënyrat e
montimit të rekomanduara nga Samsung.
•
Përdorni gjithnjë mobilie që mund ta mbajnë në mënyrë të
sigurt televizorin.
•
Sigurohuni gjithnjë që televizori të mos tejkalojë anët e
mobilies mbështetëse.
•
Tregojuni gjithnjë fëmijëve rreziqet që vijnë nga hipja nëpër
mobilie për të arritur televizorin ose komandat e tij.
•
Vendosini gjithnjë kordonët e kabllot e lidhur me televizorin
në mënyrë të atillë që të mos pengoheni, të mos i tërhiqni
apo kapni.
•
Mos e vendosni kurrë televizorin në një vend të
paqëndrueshëm.
•
Mos e vendosni kurrë televizorin mbi mobilie të larta (për
shembull bufe ose rafte librash) pa e fiksuar si mobilien, edhe
televizorin në një mbështetëse të përshtatshme.
•
Mos e vendosni kurrë televizorin mbi leckë apo materiale
të tjera që mund të gjenden midis televizorit dhe mobilies
mbështetëse.
•
Mos vendosni kurrë artikuj që mund të nxisin hipjen e
fëmijëve, si p.sh. lodra apo telekomanda, përmbi televizor apo
mobilien mbi të cilën është vendosur televizori.
Nëse do ta ruani dhe zhvendosni televizorin tuaj ekzistues, duhet
të zbatohen të njëjtat masa si më sipër.
•
Nëse ju duhet të lëvizni ose të ngrini televizorin për
zëvendësim ose pastrim, sigurohuni të mos nxirrni
bazamentin.
Parandalimi i rrëzimit të televizorit
1.
Shtrëngoni fort një grup kapësesh në mur duke përdorur vidat
e duhura. Sigurohuni që vidat të jenë montuar mirë në mur.
– Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si p.sh. pajisje
mbërthyese, në varësi të llojit të murit.
2.
Shtrëngoni fort një grup kapësesh në mur duke përdorur vida
të madhësisë së duhur.
– Për specifikat e vidave, referojuni pjesës standarde për
vidat në tabelë në Quick Setup Guide.
3.
Lidhini kapëset e fiksuara në televizor dhe kapëset e
fiksuara në mur me një kavo rezistente e të fortë dhe më pas
shtrëngoheni mirë.
– Instalojeni televizorin pranë murit në mënyrë që të mos
bjerë mbrapsht.
– Lidheni kavon në mënyrë të atillë që kapëset e fiksuara në
mur të jenë në të njëjtën lartësi ose më poshtë se kapëset e
fiksuara në televizor.
Veprimi
•
Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund
të ketë rregullore mjedisore që kërkojnë t'i hidhni bateritë
sipas masave të caktuara. Kontaktoni autoritetet lokale për
informacion mbi hedhjen ose riciklimin.
•
Ruajini aksesorët (bateritë etj.) në një vend të sigurt ku nuk
mund t'i gjejnë fëmijët.
•
Mos e rrëzoni dhe mos e godisni produktin. Nëse produkti
dëmtohet, hiqeni kordonin elektrik dhe kontaktoni qendrën e
shërbimit të "Samsung".
•
Mos i hidhni bateritë në zjarr.
•
Mos krijoni lidhje të shkurtër, çmontoni apo mbinxehni
bateritë.
•
KUJDES
: Ka rrezik shpërthimi nëse i zëvendësoni me tipin e
gabuar bateritë e përdorura në telekomandë. Zëvendësojini
me bateri lloji të ngjashëm apo ekuivalent.
•
PARALAJMËRIM - PËR TË PARANDALUAR
PËRHAPJEN E ZJARRIT, MBAJINI QIRINJTË
DHE ARTIKUJT E TJERË ME FLAKË TË
HAPURA LARG KËTIJ PRODUKTI NË ÇDO
KOHË.
Kujdesi për televizorin
•
Për ta pastruar pajisjen, hiqeni nga priza dhe fshijeni produktin
me një leckë të butë dhe të thatë. Mos përdorni kimikate si
dylli, benzeni, alkooli, holluesit, insekticidet, aromatizuesit,
lubrifikuesit ose detergjentët. Këto kimikate mund të
dëmtojnë pamjen e jashtme të televizorit ose të fshijnë
printimet mbi produkt.
•
Pjesa e jashtme dhe ekrani i televizorit mund të gërvishten
gjatë pastrimit. Për të evituar gërvishtjet, sigurohuni ta
pastroni me kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një copë
të butë.
•
Mos spërkatni ujë ose lëngje drejtpërdrejt mbi televizor. Çdo
lloj lëngu që hyn në produkt mund të shkaktojë avari, flakë
ose goditje elektrike.
Shqip - 4
Summary of Contents for TU7172
Page 20: ...e Manual e Manual Samsung Samsung l 2...
Page 22: ...Samsung 1 2 Quick Setup Guide 3 Samsung 4...
Page 26: ...e Manual Samsung II AC AC DC DC Samsung l 2...
Page 28: ...Samsung 1 2 Quick Setup Guide 3 Samsung 4...
Page 68: ...e Manual e Manual Samsung II AC AC DC DC Samsung l 2...
Page 70: ...Samsung 1 2 Quick Setup Guide 3 Samsung 4...
Page 98: ...See leht on j etud tahtlikult t hjaks...