01 Çfarë përmban kutia?
Sigurohuni që artikujt e mëposhtëm vijnë me televizorin. Nëse mungon ndonjë artikull, kontaktoni shitësin.
•
Telekomanda inteligjente "Samsung" dhe bateritë
(AA x 2)
•
Manuali i përdorimit
•
Kablloja elektrike e televizorit
•
Fletëgarancia / Udhëzuesi rregullator (nuk jepet në
disa vende)
x 4
Përshtatësi i bazamentit
për mur
Përshtatësin e kartës CI
•
Ngjyrat dhe format e artikujve mund të ndryshojnë në varësi të modeleve.
•
Kabllot e papërfshira mund të blihen veçmas.
•
Kontrolloni për aksesorë të fshehur prapa ose brenda materialeve të paketimit gjatë hapjes së kutisë.
Në situatat e mëposhtme mund të ketë tarifë administrimi:
(a) Thirret një teknik sipas kërkesës, por rezulton që produkti nuk ka defekt (p.sh. nëse nuk është lexuar
manuali i përdorimit).
(b) E sillni artikullin në pikën e riparimit, por rezulton që produkti nuk ka defekt (p.sh. nëse nuk është lexuar
manuali i përdorimit).
Do të informoheni për tarifën e administrimit përpara kontrollit nga tekniku.
Paralajmërim
: Ekranet mund të dëmtohen në rast shtypjeje
të drejtpërdrejtë, nëse nuk kapen siç duhet. Rekomandojmë
që televizori të mbahet nga anët, siç tregohet.
Mos e prek
ekranin!
Shqip - 6