•
Para se të lidhni kordonin elektrik (AC) me folenë e ushqyesit (DC), sigurohuni që tensioni i përcaktuar i
ushqyesit (DC) të korrespondojë me linjën lokale elektrike.
•
Mos futni asgjë metalike në hapësirat e pajisjes. Kjo mund të shkaktojë rrezik goditjeje elektrike.
•
Për të shmangur goditjet elektrike, mos prekni asnjëherë pjesët e brendshme të pajisjes. Pajisja duhet të
hapet vetëm nga tekniku i kualifikuar.
•
Sigurohuni ta shtyni spinën në prizë derisa të puthitet mirë. Kur ta hiqni kordonin elektrik nga priza,
tërhiqeni gjithnjë nga spina. Mos e hiqni kurrë duke e tërhequr nga kordoni. Mos e prekni kordonin elektrik
me duar të lagura.
•
Nëse pajisja nuk funksionon normalisht - sidomos nëse lëshon zhurmë ose aromë të pazakontë - hiqeni
menjëherë nga priza dhe kontaktoni shitësin ose qendrën e autorizuar të shërbimit.
•
Sigurohuni ta hiqni spinën nga priza nëse nuk do ta përdorni televizorin ose nëse do të largoheni nga
shtëpia për kohë të gjatë (sidomos kur në shtëpi do të qëndrojnë vetëm fëmijë, të moshuar ose persona me
aftësi të kufizuara).
– Grumbullimi i pluhurit mund të shkaktojë goditje elektrike, shkarkim elektrik ose zjarr duke bërë që
kordoni të lëshojë shkëndija dhe nxehtësi, ose t'i prishet veshja izoluese.
•
Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar të informacionit "Samsung" kur synoni ta instaloni
televizorin në vend me shumë pluhur, me temperatura të larta ose të ulëta, me shumë lagështi, me
substanca kimike, ose kur do të punojë 24 orë rresht, si p.sh. në aeroporte, stacione treni etj. Përndryshe,
televizori mund të dëmtohet rëndë.
•
Përdorni vetëm spina dhe priza të tokëzuara siç duhet.
– Tokëzimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë goditje elektrike ose dëmtim të pajisjes. (Vetëm pajisje
të kategorisë I.)
•
Për ta fikur tërësisht këtë pajisje, shkëputeni nga priza. Për t'u siguruar se mund ta shkëputni shpejt
aparaturën nëse e shikoni të nevojshme, sigurohuni që spina dhe priza të jenë në pozicion praktik.
•
Ruajini aksesorët (bateritë etj.) në një vend të sigurt ku nuk mund t'i gjejnë fëmijët.
•
Mos e rrëzoni dhe mos e godisni produktin. Nëse produkti dëmtohet, hiqeni kordonin elektrik dhe
kontaktoni qendrën e shërbimit të "Samsung".
•
Për ta pastruar pajisjen, hiqeni nga priza dhe fshijeni produktin me një leckë të butë dhe të thatë.
Mos përdorni kimikate si dylli, benzeni, alkooli, holluesit, insekticidet, aromatizuesit, lubrifikuesit ose
detergjentët. Këto kimikate mund të dëmtojnë pamjen e jashtme të televizorit ose të fshijnë printimet mbi
produkt.
•
Mos e ekspozoni pajisjen ndaj pikimit ose spërkatjes.
•
Mos i hidhni bateritë në zjarr.
•
Mos krijoni lidhje të shkurtër, çmontoni apo mbinxehni bateritë.
•
Ka rrezik shpërthimi nëse i zëvendësoni me tipin e gabuar bateritë e përdorura në telekomandë.
Zëvendësojini me bateri lloji të ngjashëm apo ekuivalent.
* Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga
pamja e produktit aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.
Gjuhët e Federatës së Shteteve të Pavarura (CIS) (rusisht, ukrainisht, kazakisht) nuk disponohen për këtë
produkt, sepse ky është prodhuar për klientët në rajonin e BE-së.
Shqip - 4
Summary of Contents for UE55NU7502U
Page 21: ...This page is intentionally left blank ...
Page 41: ...Az oldal szándékosan üres ...
Page 61: ...Ta strona jest celowo pusta ...
Page 81: ...Αυτή η σελίδα έχει μείνει σκόπιμα κενή ...
Page 101: ...Тази страница е нарочно оставена празна ...
Page 121: ...Ova je stranica namjerno ostavljena praznom ...
Page 141: ...Tato stránka je prázdná záměrně ...
Page 161: ...Táto strana je vynechaná zámerne ...
Page 181: ...Această pagină este intenţionat lăsată goală ...
Page 201: ...Ova stranica je namerno ostavljena praznom ...
Page 221: ...Kjo faqe është lënë qëllimisht bosh ...
Page 241: ...Оваа страница е намерно оставена празна ...
Page 261: ...Ta stran je namenoma prazna ...
Page 281: ...Šī lapa ar nolūku ir atstāta tukša ...
Page 301: ...Šis puslapis specialiai paliktas tuščias ...
Page 321: ...See leht on jäetud tahtlikult tühjaks ...
Page 322: ...See leht on jäetud tahtlikult tühjaks ...