Masa paraprake të sigurisë: Sigurimi i televizorit në mur për të
parandaluar rënien e tij
Kujdes
: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të rrëzohet.
Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen apo të mos ta destabilizojnë televizorin.
Ky veprim mund të shkaktojë rrëzimin e televizorit, duke shkaktuar lëndime të rënda ose
vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë të përmendura në broshurën e sigurisë që vjen
me televizorin. Për të rritur qëndrueshmërinë dhe sigurinë, mund të blini dhe të instaloni
pajisjen kundër rënies, siç përshkruhet më poshtë.
PARALAJMËRIM
: Mos e vendosni kurrë televizorin në një vend të paqëndrueshëm. Televizori mund
të bjerë, duke shkaktuar lëndim të rëndë personal ose vdekje. Shumë lëndime, veçanërisht ndaj
fëmijëve, mund të shmangen duke marrë masa të thjeshta paraprake si
•
Përdorimi i mobilieve ose mbështetëseve të rekomanduara nga prodhuesi i televizorit.
•
Përdorimi vetëm i mobilieve që mund ta mbështesin televizorin në mënyrë të sigurt.
•
Sigurimi që televizori nuk i tejkalon anët e mobilies mbështetëse.
•
Mosvendosja e televizorit mbi pjesë pajisjesh të gjata (për shembull, bufe ose rafte librash) pa e
fiksuar, si mobilien ashtu dhe televizorin në një mbështetëse të përshtatshme.
•
Mosvendosja e televizorit mbi rroba ose materiale të tjera që mund të gjenden midis televizorit
dhe mobilies mbështetëse.
•
Edukimi i fëmijëve për rreziqet që vijnë nga hipja mbi mobilie për të arritur televizorin ose
kontrollet e tij.
Nëse ruani dhe zhvendosni televizorin që po zëvendësoni me televizorin e ri, duhet të merrni të
njëjtat masa paraprake si për televizorin e vjetër.
Parandalimi i rrëzimit të televizorit
1.
Shtrëngoni fort një grup kapësesh në mur duke përdorur vidat e
duhura. Sigurohuni që vidat të jenë montuar mirë në mur.
– Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si p.sh. pajisje
mbërthyese, në varësi të llojit të murit.
2.
Shtrëngoni fort një grup kapësesh në mur duke përdorur vida të
madhësisë së duhur.
– Për specifikat e vidave, shih pjesën e vidave standarde në tabelën
te "Montimi i televizorit në mur".
3.
Lidhini kapëset e fiksuara në televizor dhe kapëset e fiksuara në mur
me një kavo rezistente e të fortë dhe më pas shtrëngoheni mirë.
– Instalojeni televizorin pranë murit në mënyrë që të mos bjerë
mbrapsht.
– Lidheni kavon në mënyrë të atillë që kapëset e fiksuara në mur të
jenë në të njëjtën lartësi ose më poshtë se kapëset e fiksuara në
televizor.
•
Ngjyra dhe forma e produktit
mund të ndryshojnë në varësi
të modelit.
Shqip - 9
Shqip
Summary of Contents for UE55NU7502U
Page 21: ...This page is intentionally left blank ...
Page 41: ...Az oldal szándékosan üres ...
Page 61: ...Ta strona jest celowo pusta ...
Page 81: ...Αυτή η σελίδα έχει μείνει σκόπιμα κενή ...
Page 101: ...Тази страница е нарочно оставена празна ...
Page 121: ...Ova je stranica namjerno ostavljena praznom ...
Page 141: ...Tato stránka je prázdná záměrně ...
Page 161: ...Táto strana je vynechaná zámerne ...
Page 181: ...Această pagină este intenţionat lăsată goală ...
Page 201: ...Ova stranica je namerno ostavljena praznom ...
Page 221: ...Kjo faqe është lënë qëllimisht bosh ...
Page 241: ...Оваа страница е намерно оставена празна ...
Page 261: ...Ta stran je namenoma prazna ...
Page 281: ...Šī lapa ar nolūku ir atstāta tukša ...
Page 301: ...Šis puslapis specialiai paliktas tuščias ...
Page 321: ...See leht on jäetud tahtlikult tühjaks ...
Page 322: ...See leht on jäetud tahtlikult tühjaks ...