Shqip
10
• Nëse bateria hiqet ndërkohë që
funksionon motori i fshesës me
korrent, ajo mund të mos punojë
për 30 sekonda pasi të jetë
rilidhur për arsye sigurie.
• Koha e karikimit të baterisë dhe
e përdorimit mund të shkurtohen
me rritjen e përdorimit të saj.
Kur bateria nuk karikohet më
apo harxhohet shpejt, ndërrojeni
baterinë e shteruar me një të re.
• Përdorni vetëm platformën e
karikimit dhe bateritë e dhëna nga
prodhuesi.
• Para se të fusni baterinë,
konfirmoni që jeni duke e futur në
drejtimin dhe orientimin e duhur.
• Kur hidhni një bateri të prishur,
vendoseni në një kuti për
mbledhjen e baterive për riciklim.
• Nëse nuk do ta përdorni fshesën
me korrent për një kohë të gjatë,
shkëputni baterinë nga fshesa.
• Kur lidhni baterinë me fshesën me
korrent, futeni derisa të dëgjoni
një kërcitje. Kjo garanton që
bateria të vendoset mirë.
– Përndryshe, bateria mund të
bjerë duke shkaktuar dëmtimin
e produktit ose lëndim.
• Mos e hidhni në tokë, mos e
godisni, dhe mos e lini baterinë të
pësojë goditje të befta.
• Mos e çmontoni baterinë dhe
sigurohuni të mos krijoni një qark
të shkurtër përmes kontakteve
plus (+) dhe minus (-).
• Rrjedhjet nga pilat e baterisë
mund të ndodhin në kushte
ekstreme përdorimi ose
temperature. Nëse lëngu ju bie në
lëkurë, lajeni shpejt me ujë zonën
e prekur. Nëse lëngu ju bie në sy,
shpëlajini menjëherë me ujë të
pastër për minimumi 10 minuta.
Kërkoni ndihmë mjekësore.
• Për të mbrojtur motorin dhe
baterinë, fshesa me korrent
mund të mos funksionojë kur
temperatura është nën 5°C ose
mbi 45°C.
Përdorimi
SHËNIM
• Nëse mbi furçën ushtrohet forcë
e tepruar apo nëse në furçën
rrotulluese (cilindri) ngecin sende
të huaja, furça mund të ndalojë
së punuari për të mbrojtur
motorin ose fshesën me korrent.
Fikeni fshesën me korrent, hiqni
materialin e huaj dhe më pas
ndizeni. Nëse fshesa me korrent
nuk ndizet, fikeni dhe ndizeni
sërish.
• Mund të shkaktohet elektricitet
statik në varësi të lagështisë,
temperaturës apo materialit
të dyshemesë etj. në shtëpinë
tuaj. Nëse ndodh vazhdimisht,
kontaktoni me një qendër të
shërbimit të "Samsung".
Q_guide_VS9000_13ge_00821J-04_GE_A5.indb 10
2020-12-14 오후 5:59:32