25
Gjatë përdorimit të makinerisë ju duhet zbatoni disa masa sigurie për të
shmangur dëmtimet dhe plagosjet e mundshme. Lexoni udhëzimet e përdorimit
të përshtatshëm. Kini kujdes që informacionet ti keni gjithmonë me vete kur jeni
doku punuar me makinerinë. Nëse në ndonjë rast do ja jepni makinerinë ndonjë
personi tjetër kini kujdes ti jepni edhe udhëzimet e përdorimit. Ne nuk marrim
përsipër asnjë përgjegjësi për aksidente, dëmtime të cilat janë shkaktuar nga
mosvëmendja apo nga moszbatimi i udhëzimeve të sigurisë.
Udhëzimet e përgjithshme të sigurisë
Vërejtje! Të gjitha udhëzimet duhet lexuar. Mospërmbajtja e udhëzimeve të
lartpërmendura mund të shkaktojë shok elektrik, djegie/lëndime të rënda.
Nocioni i përdorur “Vegla elektrike” lidhet me veglat elektrike të rrjetit (me kabëll) dhe
me vegla elektrike me përmbajtje të baterisë akumulues të energjisë elektrike (pa kabëll).
Përmbahuni mirë udhëzimeve!
1. Vendi i punës
a. Mbajeni zonën tuaj të punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Parregullsia dhe
hapësirat e pandriquara mund të sjellin te një aksident.
b. Mos e përdorni aparatin në rrethinat me rrezik nga eksplodimet, ku gjenden
lëndë ndezëse, gazi ose pluhurat. Veglat elektrike prodhojnë shkëndija, të cilat
mund të ndezin pluhurin ose avullin.
c. Mbani fëmijët dhe personat tjerë larg përdorimit të veglave elektrike. Gjatë
mënjanimit mund të humbni kontrollin mbi aparatin.
2. Siguria elektrike
a. Spina elektrike duhet t’i përgjigjet prizës elektrike. Spina, në asnjë mënyrë nuk
guxon të ndërrohet. Mos përdorni adapterin së bashku me aparate me tokëzim.
Spinat e pandryshueshme dhe prizat e përshtatshme zvogëlojnë rrezikun nga goditja
elektrike.
b. Shmanguni një kontakti trupor me sipërfaqet e tokëzuara, si nga furrat,
shporetët dhe frigoriferët. Ekziston një rrezik i lartë përmes goditjes elektrike, kur
trupi është i tokëzuar.
c. Mbani aparatin larg nga shiu dhe lagështitë. Depërtimi i ujit në një aparat elektrik
rrit rrezikun e goditjes elektrike.
d. Kablloja është e papërshtatshme për qëllim të mbajtjes së aparatit, varjes
ose largimit të spinës elektrike nga priza elektrike. Mbani kabllon larg nga
nxehtësia, vaji, brinjët e mprehtë ose nga pjesët lëvizëse të aparatit. Kabllotë e
dëmtuara ose ngatërruara rrisin rrezikun nga goditja elektrik.
e. Kur punoni me një vegël elektrike në natyrë, përdorni vetëm kabllon zgjatëse,
që gjithashtu është e dedikuar për jashtë. Përdorimi i një zgjatësi të dedikuar për
përdorim të jashtëm, zvogëlon rrezikun nga një goditje elektrike.
1252650_BDA 12 V LI.indd 25
1252650_BDA 12 V LI.indd 25
28.01.21 11:43
28.01.21 11:43