26
f. Nëse nuk shmanget dot përdorimi i pajisjes në ambient me lagështirë përdorni
pajisjen e tokëzimit. Shtimi i kësaj pajisjeje shmang rrezikun e një goditje elektrike.
3. Siguria e personave
a. Jini të vëmendshëm, kujdesuni për çka bëni dhe kur keni të bëni me një vegël
elektrike, përdoreni atë me logjikë. Mos e përdorni veglën elektrike nëse jeni të
lodhur apo jeni nën efektin e drogës, alkolit apo medikamenteve. Në një moment
të pavëmendjes gjatë përdorimit të aparatit, mund të shkaktohen lëndime serioze.
b. Përdorni pajime mbrojtëse dhe gjithmonë syze mbrojtëse. Mbajtja
e pajisjeve personale mbrojtëse, si maskë kundër pluhurit, këpucë sigurie qe nuk
rrëshqasin, helmetë apo kufje mbrojtëse, në varësi të llojit dhe përdorimit të pajisjeve
elektrike, zvogëlon rrezikun e lëndimeve.
c. Mos e vini në punë pa vëmendjen e duhur. Sigurohuni që,
vegla elektrike të jetë e fikur para se ta lidhni në rrjet apo ti vendosni baterinë,
para se ta ngrini apo ta transportoni diku. Nëse, ndërsa mbani veglën elektrike, e
keni gishtin te çelësi apo nëse vegla elektrike lidhet në rrjetin elektrik ndërkohë që
është lënë ndezur, mund të shkaktohen aksidente.
d. Hiqini veglat rregulluese ose çelësin anglez, para se të ndizni veglën elektrike.
Një vegël apo një çelës që ndodhet në një pjesë të veglës elektrike e cila rrotullohet
mund të shkaktojë lëndime.
e. Shmangni një qëndrim jo të mirë të trupit. Kujdesuni të keni një qëndrim të
sigurt dhe ruani ekuilibrin. Në këtë mënyrë mund të kontrolloni më mirë situatat
e papritura.
f. Mbani veshje të përshtatshme. Mos mbani rroba të gjëra ose stoli. Flokët dhe
rrobat mbajini larg nga pjesët e lëvizshme. Rrobat e lirshme, stolitë apo flokët e
gjata mund të ngecin te pjesët lëvizëse.
g. Thithësja e pluhurit dhe pajisjet kapëse duhen montuar dhe përdorur si duhet.
Përdorimi i një thithëse të pluhurit mund të zvogëlojë rreziqet përmes pluhurit.
h. Mos u mbështesni në një siguri të rreme si dhe mos i anashkaloni
rregullat e sigurisë për veglat elektrike edhe nëse ndjeheni të
familjarizuar me veglën elektrike nga përdorimi i shpeshtë. Manovrimi
i pavëmendshëm mund të shkaktojë lëndime të rënda në fraksion sekonde.
4. Përdorimi dhe manovrimi i pajisjes elektrike
a. Mos e mbingarkoni veglën elektrike. Përdorni veglën elektrike posaçërisht
për punën që do të bëni. Me mjetin e duhur elektrik do të punoni më mirë dhe më
sigurtë në ambientin e parashikuar për punë.
b. Mos e përdorni mjetin elektrik, çelësi i të cilit është defekt. Një mjet elektrik që
nuk mund të ndizet ose fiket më është i rrezikshëm dhe duhet të riparohet.
c. Hiqni spinën nga priza dhe/ose hiqni ushqyesin e çmontueshëm, para se të bëni
rregullimet në pajisje, para se të zëvendësoni pjesët e pajimeve shtesë ose para
se ta vendosni veglën elektrike mënjanë. Kjo masë e sigurisë parandalon ndezjen
e paparashikuar të aparatit.
1252650_BDA 12 V LI.indd 26
1252650_BDA 12 V LI.indd 26
28.01.21 11:43
28.01.21 11:43