27
d. Mbajini veglat jo në përdorim larg nga fëmijët. Mos lejoni askënd të përdorë
pajisjen nëse nuk është familjar me të apo nuk ka lexuar manualet e përdorimit.
Veglat elektrike janë të rrezikshme, kur përdoren nga persona pa përvojë.
e. Tregohuni të kujdesshëm në mirëmbajtjen e veglave elektrike dhe pjesëve të
tyre. Kontrolloni, nëse pjesë të lëvizshme funksionojnë pa të meta dhe nuk
bllokohen, nëse pjesë janë thyer ose dëmtuar, të cilat cënojnë funksionimin
e veglës elektrike të punës. Pjesët e dëmtuar duhet të riparohen para se të
përdoret vegla elektrike. Shumë aksidente shkaktohen nga mjetet elektrike që nuk
mirëmbahen.
f. Mbani mjetin prerës të mprehtë dhe pastër. Pajisjet prerëse me kënde të mprehta
prerëse ngjisin më pak dhe janë më të lehta në përdorim nëse mirëmbahen si duhet.
g. Përdoreni veglën elektrike, pajimin shtesë, pajimet shtesë, etj.
në përputhje me këto udhëzime. Kushtoni rëndësi kritereve
të punës dhe aktiviteteve të hollësishme. Përdorimi i veglave
elektrike për qëllime të tjera, ndryshe nga sa është parashikuar mund të çojë në
situata të rrezikshme.
h. Mbani të pastra, të thata dhe pa vaj apo yndyrë dorezat dhe sipërfaqet e tyre.
Kur dorezat dhe sipërfaqet e tyre janë të rrëshqitshme, komandimi dhe kontrolli i
pajisjes në situata të paparashikueshme bëhet i vështirë.
5. Përdorimi dhe trajtimi i pajisjes së baterive.
a. Ngarkoni bateritë nëpërmjet ngarkuesit të baterive, icili është mundësuar nga
prodhuesi. Një pajisje ngarkimi, e cila është e përshtatshme për një lloj baterie, nëse
përdorte për tip tjetër baterish mund të ketë rrezik zjarri.
b. Përdorni vetëm bateritë e mundësuara për këtë pajisje elektrike. Nëse do
përdoren bateri të tjera kjo mund të çojë në dëmtime apo rrezik zjarri.
c. Mbajeni baterinë e papërdorur larg nga kllapat, stampat, çelësat, gozhdat,
vidat ose objekte të tjera të vogla metalike të cilat mund të shërbëjnë si përçues
rryme nëpërmjet kontaktit. Një lidhje e shkurtër nëpërmjet kontaktit të baterive
mund të shkaktojë djegie ose zjarr me pasoja.
d. Gjatë një përdorimi të papërshtatshëm mund të ketë rrjedhje të baterive. f.
Shmangni kontaktin me të. f. Nëse bini në kontakt me të shpëlajeni me ujë.
e. Nëse fluidi i baterive bie në kontakt me sytë, merrni menjëherë ndihmën e
mjekut. Kontakti me fluidin baterive mund të dëmtojë lëkurën ose shkakton djegie.
1252650_BDA 12 V LI.indd 27
1252650_BDA 12 V LI.indd 27
28.01.21 11:43
28.01.21 11:43