28
6. Shërbimi
a. Lejoni që vegla juaj elektrike e punës të riparohet vetëm nga personeli
profesional i kualifikuar dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale. Me këtë
vendoset që siguria e veglës elektrike të punës të jetë e qëndrueshme.
7. Udhëzime të veçanta sigurie për makineri shpuese, makineri shpuese me
goditje, shpues me bateri, çekiç shpues.
a. Mbani mbrojtëse veshësh gjatë përdorimit të makinerive shpuese, makinerive
shpuese me goditje, shpuesve me bateri, dhe çekiçëve shpues. Zhvillimi i zhurmës
mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
b. Përdorni së bashkë me pajisjen dorezat shtesë për ta kapur. Humbja e kontrollit
mbi makinerinë mund të shkaktojë plagosje.
c. Mbajeni makinerinë nga sipërfaqet e saj të izoluara, nëse jeni duke punuar,
sepse në sipërfaqet e tjera mund të bini në kontakt me rrymën elektrike. Kontakti
me përçues të energjisë mund të përçojë rrymë edhe në pjesët e tjera metalike dhe
mund të kemi një goditje elektrike.
8. Udhëzimet e sigurisë për bateitë mbushëse
a. Largoni baterinë mbushëse nga shiu dhe lagështia. Depërtimi i ujit në bateri rrit
rrezikun nga goditja elektrike.
b. Mbushni bateritë vetëm në aparatet mbushëse të propozuara nga prodhuesi.
Për një aparat mbushës që është i dedikuar për një lloj të caktuar të baterisë, ekzison
rrezik nga djegia, nëse përdoret me një bateri tjetër.
c. Mos mbushni bateritë e huaja. Aparati mbushës është i dedikuar vetëm për mbushjen
e baterive të montuara, sipas tensionit të dhënë te datat teknike. Përndryshe ekziston
rrezik i djegies dhe eksplodimit.
d. Mbani aparatin mbushës pastër. Përmes ndyrjes ekzison rrezik nga goditja elektrike.
e. Kontrolloni para cdo përdorimi aparatin mbushës, kabllonë dhe spinën. Mos e
përdorni aparatin nëqoftëse keni vërejtur dëmtime. Mos e hapni aparatin dhe
riparojeni vetëm me pjesë origjinale. Aparatet e dëmtuara mbushëse, kabllotë dhe
spinat rrisin rrezikun nga goditja elektrike.
f. Mos e përdorni aparatin në një bazë lehtë të ndezshme (p.sh. letër, tekstil etj.)
përkatësisht në mjedis të ndezshëm. Për shkak të nxehtësive të mundshme gjatë
mbushjes së aparatit mbushës ekziston rrezik nga zjarri.
g. Në rast të përdorimit të gabuar mund të vie deri te rrjedhja e lëngut nga bateria.
Mënjanoni kontaktit me te. Shmangiuni kontaktit me e saj me sperkatje uji. Në rast
të depërtimit të lëngut në sy, merrni në konsiderim ndihmën e mjekut. Shkelja e
pjesës së lëngshme të baterisë mund të sjell deri te ngacmimi i lëkurës ose djegiet.
h. Mos e hapni baterinë. Ekziston rrezik nga një qarkullim i shkurtër.
i. Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. edhe nga qëndrimi i gjatë në rreze të diellit
dhe zjarri. Ekziston rrezik eksplodimi.
1252650_BDA 12 V LI.indd 28
1252650_BDA 12 V LI.indd 28
28.01.21 11:43
28.01.21 11:43