Udhëzime të përgjithshme sigurie për veglat elektrike
PARALAJMËRIM! Lexoni gjithë udhëzimet e sigurisë, instruksionet, ilustrimet
dhe të dhënat teknike të ofruara bashkë me këtë vegël elektrike. Mosrespektimi
i instruksioneve të mëposhtme mund të shkaktojë goditje elektrike, djegie dhe/ose
lëndime të rënda.
Ruani të gjitha udhëzimet e sigurisë dhe të përdorimit për të ardhmen.
Termi „Mjet elektrik“ i përdorur në udhëzimet e sigurisë i referohet si mjeteve elektrike
që punojnë të lidhura me rrjetin elektrik (me kabull elektrik) edhe mjeteve elektrike me
bateri (pa kabull elektrik).
1. Siguria në vendin e punës
a. Mbajeni vendin Tuaj të punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Parregullsitë ose
vende të pandriçuara të punës mund të shkaktojnë aksidente.
b. Mos punoni me veglën elektrike në ambiente me rrezikshmëri shpërthimi, në
të cilat gjenden lëngje të djegshëm, gaze ose pluhura. Veglat elektrike prodhojnë
shkëndija, të cilat mund të ndezin pluhurin ose avullin.
c. Mbani fëmijët dhe personat e tjerë larg përdorimit të veglave elektrike. Gjatë
mënjanimit mund të humbni kontrollin mbi aparatin.
2. Siguria elektrike
a. Spina e veglës elektrike të punës duhet të puqet me prizën. Spina nuk
duhet të ndërrohet në asnjë mënyrë. Mos përdorni spina adaptuese
me veglat elektrike të mbrojtura me tokëzim. Spinat e pandryshueshme dhe
prizat e përshtatshme zvogëlojnë rrezikun nga goditja elektrike.
b. Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqet e tokëzuara, si nga tubat, kaloriferët,
sobat dhe frigoriferët. Ekziston një rrezik i lartë i goditjes elektrike, kur trupi është i
tokëzuar.
c. Mbajeni aparatin larg nga shiu dhe lagështira. Depërtimi i ujit në një aparat
elektrik rrit rrezikun e goditjes elektrike.
d. Mos e shpërdoroni kabullin lidhës, për të mbajtur veglën elektrike, për ta varur
atë apo për të hequr spinën nga priza. Mbajeni kabllin lidhës larg nxehtësisë,
vajit, skajeve të mprehta ose pjesëve lëvizëse. Kabllot lidhës të dëmtuar apo të
koklavitur rrisin rrezikun e një goditjeje elektrike.
e. Nëse jeni duke punuar me veglën elektrike në një ambient të jashtëm, përdorni
kabuj zgjatues që janë të përshtatëshm për ambiente të jashtme. Përdorimi i
një kablli zgjatues të përshtatshëm për ambientet e jashtme redukton rrezikun e një
goditjeje elektrike.
f. Nëse funksionimi i veglës elektrike të punës nuk mund të mënjanohet nga
mjedisi me lagështi, përdorni një prizë mbrojtëse elektrike. Shtimi i kësaj pajisjeje
shmang rrezikun e një goditje elektrike.
3. Siguria e personave
a. Jini të vëmendshëm, kujdesuni për çka bëni dhe kur keni të bëni me një vegël
22
1223852_BDA_WB_1400_FMR.indd 22
1223852_BDA_WB_1400_FMR.indd 22
02.11.20 12:50
02.11.20 12:50