Para vënies në punë
Sigurohuni që gjatë lidhjes, të dhënat në tabelën tip me të dhënat e rrjetit elektrik të
përputhen.
Mos e lidhni para montimit në rrjetin elektrik. Kjo vlen për të gjitha punimet që do të
ndërmerren.
Pluhurat, si p.sh. pluhurat minerale mund të jenë të dëmshme për shëndetin. Prekja ose
thithja e pluhurave mund të shkaktojnë reagime alergjike dhe/ose sëmundje të rrugëve
të frymëmarrjes tek përdoruesi ose personat që ndodhen aty pranë.
Materialet me përmbajtje asbesti mund të përpunohen vetëm nga profesionistët.
Montimi i përzierësit
Bashkoni elementin përzierës (A) me elementin përzierës (B). Së fundi, vidhosni krahun
përzierës (1) në folenë e aksesorëve (2). Për këtë, përdorni dy çelësat fiso bashkëngjitur.
Me një çelës fiso, shtrëngoni folenë e aksesorëve dhe shtrëngoni krahun përzierës me
çelësin e dytë fiso. Çmontimi i krahut përzierës bëhet në rendin e kundërt.
Çelësi për ndezje/fikje
Për vënien në punë të veglës elektrike, shtypni butonin e sigurisë (4) dhe më pas çelësin
e ndezjes/fikjes (3). Sapo pajisja të futet në punë, mund të lëshoni butonin e sigurisë (4).
Për ta fikur pajisjen elektrike, lëshoni çelësin e ndezjes/fikjes. Siguresa (4) për çelësin e
ndezjes/fikjes (3) fiket automatikisht.
A
B
2
1
4
3
25
1223852_BDA_WB_1400_FMR.indd 25
1223852_BDA_WB_1400_FMR.indd 25
02.11.20 12:50
02.11.20 12:50