Gjatë përdorimit të makinerisë ju duhet zbatoni disa masa sigurie për të
shmangur dëmtimet dhe plagosjet e mundshme. Lexoni udhëzimet e përdorimit
të përshtatshëm. Kini kujdes që informacionet ti keni gjithmonë me vete kur jeni
doku punuar me makinerinë. Nëse në ndonjë rast do ja jepni makinerinë ndonjë
personi tjetër kini kujdes ti jepni edhe udhëzimet e përdorimit. Ne nuk marrim
përsipër asnjë përgjegjësi për aksidente, dëmtime të cilat janë shkaktuar nga
mosvëmendja apo nga moszbatimi i udhëzimeve të sigurisë.
Udhëzime të përgjithshme sigurie për veglat elektrike
PARALAJMËRIM! Lexoni gjithë udhëzimet e sigurisë, instruksionet, ilustrimet
dhe të dhënat teknike të ofruara bashkë me këtë vegël elektrike. Mosrespektimi
i instruksioneve të mëposhtme mund të shkaktojë goditje elektrike, djegie dhe/ose
lëndime të rënda.
Ruani të gjitha udhëzimet e sigurisë dhe të përdorimit për të ardhmen.
Termi „Mjet elektrik“ i përdorur në udhëzimet e sigurisë i referohet si mjeteve elektrike
që punojnë të lidhura me rrjetin elektrik (me kabull elektrik) edhe mjeteve elektrike me
bateri (pa kabull elektrik).
1. Siguria në vendin e punës
a. Mbajeni vendin Tuaj të punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Parregullsitë ose
vende të pandriçuara të punës mund të shkaktojnë aksidente.
b. Mos punoni me veglën elektrike në ambiente me rrezikshmëri shpërthimi, në
të cilat gjenden lëngje të djegshëm, gaze ose pluhura. Veglat elektrike prodhojnë
shkëndija, të cilat mund të ndezin pluhurin ose avullin.
c. Mbani fëmijët dhe personat e tjerë larg përdorimit të veglave elektrike. Gjatë
mënjanimit mund të humbni kontrollin mbi aparatin.
2. Siguria elektrike
a. Spina e veglës elektrike të punës duhet të puqet me prizën. Spina nuk
duhet të ndërrohet në asnjë mënyrë. Mos përdorni spina adaptuese
me veglat elektrike të mbrojtura me tokëzim. Spinat e pandryshueshme dhe
prizat e përshtatshme zvogëlojnë rrezikun nga goditja elektrike.
b. Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqet e tokëzuara, si nga tubat, kaloriferët,
sobat dhe frigoriferët. Ekziston një rrezik i lartë i goditjes elektrike, kur trupi është i
tokëzuar.
c. Mbajeni aparatin larg nga shiu dhe lagështira. Depërtimi i ujit në një aparat
elektrik rrit rrezikun e goditjes elektrike.
d. Mos e shpërdoroni kabullin lidhës, për të mbajtur veglën elektrike, për ta varur
atë apo për të hequr spinën nga priza. Mbajeni kabllin lidhës larg nxehtësisë,
vajit, skajeve të mprehta ose pjesëve lëvizëse. Kabllot lidhës të dëmtuar apo të
koklavitur rrisin rrezikun e një goditjeje elektrike.
29
1196977 BDA WB 150 DSM.indd 29
1196977 BDA WB 150 DSM.indd 29
17.11.20 10:23
17.11.20 10:23