4. Përdorimi dhe manovrimi i pajisjes elektrike
a. Mos e mbingarkoni veglën elektrike. Përdorni veglën elektrike posaçërisht
për punën që do të bëni. Me mjetin e duhur elektrik do të punoni më mirë dhe më
sigurtë në ambientin e parashikuar për punë.
b. Mos e përdorni mjetin elektrik, çelësi i të cilit është defekt. Një mjet elektrik që
nuk mund të ndizet ose fiket më është i rrezikshëm dhe duhet të riparohet.
c. Hiqni spinën nga priza dhe/ose hiqni ushqyesin e çmontueshëm, para se të bëni
rregullimet në pajisje, para se të zëvendësoni pjesët e pajimeve shtesë ose para
se ta vendosni veglën elektrike mënjanë. Kjo masë e sigurisë parandalon ndezjen
e paparashikuar të aparatit.
d. Mbajini veglat jo në përdorim larg nga fëmijët. Mos lejoni askënd të përdorë
pajisjen nëse nuk është familjar me të apo nuk ka lexuar manualet e përdorimit.
Veglat elektrike janë të rrezikshme, kur përdoren nga persona pa përvojë.
e. Tregohuni të kujdesshëm në mirëmbajtjen e veglave elektrike dhe pjesëve të
tyre. Kontrolloni, nëse pjesë të lëvizshme funksionojnë pa të meta dhe nuk
bllokohen, nëse pjesë janë thyer ose dëmtuar, të cilat cënojnë funksionimin
e veglës elektrike të punës. Pjesët e dëmtuar duhet të riparohen para se të
përdoret vegla elektrike. Shumë aksidente shkaktohen nga mjetet elektrike që nuk
mirëmbahen.
f. Mbani mjetin prerës të mprehtë dhe pastër. Pajisjet prerëse me kënde të mprehta
prerëse ngjisin më pak dhe janë më të lehta në përdorim nëse mirëmbahen si duhet.
g. Përdoreni veglën elektrike, pajimin shtesë, pajimet shtesë, etj. në përputhje
me këto udhëzime. Kushtoni rëndësi kritereve të punës dhe aktiviteteve të
hollësishme. Përdorimi i veglave elektrike për qëllime të tjera, ndryshe nga sa është
parashikuar mund të çojë në situata të rrezikshme.
h. Mbani të pastra, të thata dhe pa vaj apo yndyrë dorezat dhe sipërfaqet e tyre.
Kur dorezat dhe sipërfaqet e tyre janë të rrëshqitshme, komandimi dhe kontrolli i
pajisjes në situata të paparashikueshme bëhet i vështirë.
5. Shërbimi
a. Lejoni që vegla juaj elektrike e punës të riparohet vetëm nga personeli
profesional i kualifikuar dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale. Me këtë
vendoset që siguria e veglës elektrike të punës të jetë e qëndrueshme.
Udhëzime të veçanta sigurie
Fikeni pajisjen menjëherë nëse bllokohet
31
1196977 BDA WB 150 DSM.indd 31
1196977 BDA WB 150 DSM.indd 31
17.11.20 10:23
17.11.20 10:23