Zëvendësimi i diskut smerilues (Fig. 4)
KUJDES! Diametri i lejueshëm minimal i disqeve 110 mm
• Hiqni spinën
• Lironi vidat shtrënguese të kapakut mbrojtës dhe hiqni kapakun mbrojtës.
Vendosja e disqeve të rinj smerilues
• Lironi dadon unazore të diskut smerilues, hiqni fllanxhën, pjesën e butë të ndërmjetme
dhe diskun smerilues.
• Futni diskun e ri smerilues, pjesën e butë të ndërmjetme dhe fllanxhën në fole.
• Vidhosni dadon unazore dhe shtrëngojeni atë.
• Vendosni kapakun mbrojtës dhe shtrëngojeni atë fort.
• Rregulloni mbrojtjen kundër shkëndijave dhe bazamentin e pajisjes, si dhe vendosni
pllakën mbrojtëse.
• Disku smerilues duhet t‘i nënshtrohet një procesi pune provë pa ngarkesë.
• Mos përdorni disqe smerilues të dëmtuar ose të shformuar.
Kujdes!
Disku i zëvendësuar smerilues duhet të ketë përmasat që jepen në këtë udhëzues. Për
këtë arsye, krahasoni kërkesat e sigurisë nga ky udhëzues përdorimi me të dhënat e
disqeve smerilues.
Pjesa e ndërmjetme e disqeve të zëvendësuar smerilues dhe fllanxha duhet të kenë një
fletë të gomuar elastike ose një fletë kartoni të butë.
Mos e shtrëngoni fort dadon unazore, në mënyrë që fllanxha të mos jetë shtrënguar
shumë fort mbi diskun smerilues.
Paralajmerim! Përdorimi i një fllanxhe tjetër dhe një disku smerilues të papërshtatshëm
mund të përbëjë një rrezik plagosjeje.
1.
Fllanxha
2.
Pjesa e butë e ndërmjetme
3.
Boshti kryesor
4.
Disku smerilues
5.
Dado
(4)
38
1196984 BDA WB 250 KSM.indd 38
1196984 BDA WB 250 KSM.indd 38
17.11.20 09:54
17.11.20 09:54