36
Figura 1
Filloni me montimin, duke montuar pllakën e bazamentit
të rrotave mbi pjesën e poshtme.
Vidat për rrotat: 16 x vida gjysmërrethore
6x10 mm plus guarnicion dhe dado
Figura 2
Pas montimit dhe shtrëngimit të rrotave, rrotulloni pllakën
e bazamentit dhe poziciononi kutinë e aspiratorit mbi katër
vrimat në pllakën e bazamentit.
Figura 3
Së fundi, shtrëngoni mbi pllakën e bazamentit xokolin
e motorit, motorin dhe kutinë e aspiratorit me vidat dhe
guarnicionet përkatëse.
Vidat për xokolin e motorit dhe kutinë e aspiratorit:
6 x gjashtëkëndore 8x20 mm plus guarnicionet
Vidat për motorin: 4 x gjashtëkëndore 8x30 mm plus
guarnicionet dhe dadot
Figura 4
Më pas, vendosni guarnicionin unazor tek vrima e kutisë së
aspiratorit dhe montoni manikotat siç tregohet në kutinë e
aspiratorit.
Vidat për manikotat: 6 x gjashtëkëndore 6x23 mm plus
guarnicionet dhe dadot
Figura 5
Tani montoni tre mbajtëset e qeskës së pluhurit mbi pllakën
e bazamentit.
Kunjat mbajtëse janë dypjesëshe dhe duhet të vidhosen me
secilën vidë me guarnicion.
Vidat për mbajtësen e qeskës së pluhurit: 6 x gjashtëkëndore
8x20 mm plus guarnicionet
Fig. 1
Fig. 2
Fig. 3
Fig. 4
Fig. 5
1188909 BDA 3000 ASA.indd 36
10.03.15 12:01