41
UDHËZUES PËRDORIMI
LIDHJA ELEKTRIKE
Sistemi juaj i aspirimit është pajisur me kabllo që në fabrikë. Vlerat e tensionit dhe
amperazhit i gjeni në etiketën e çelësit dhe mbi kutinë e motorit. Ju lutemi respektojini
këto vlera para se të lidhni pajisjen në rrjet. Përdorni vetëm burime energjie të sigurara.
MOSRESPEKTIMI I TYRE MUND TË SJELLË SI PASOJË ELEKTROSHOK, ZJARR OSE NJË
MOTOR ME DEFEKT.
Sistemi i aspirimit duhet të lidhet në një burim energjie të tokëzuar sipas rregullave
përkatëse. Nëse nuk jeni të sigurt që priza është e tokëzuar, lini qe ta kontrollojë një
elektricist i kualifikuar.
PARALAJMËRIM: NËSE NUK KA NJË TOKËZIM SIPAS NORMAVE, ASPIRIMI MUND
TË SHKAKTOJË GODITJE ELEKTRIKE, VEÇANËRISHT KUR PËRDORET NË AMBIENTE
ME AVUJ.
PARALAJMËRIM: PËR TË PARANDALUAR GODITJE ELEKTRIKE OSE DJEGIE, LINI QË
KABLLIN TA ZËVENDËSOJË NJË SPECIALIST.
KABLLI I TOKËZIMIT
Kjo pajisje duhet të tokëzohet. Në rastin e një defekti ose të rënies së korrentit, tokëzimi
është një mbrojtje kundër goditjes elektrike. Kablli në këtë pajisje është parashikuar
për një lidhje me tokëzim. Spina duhet të lidhet vetëm sipas normave dhe me priza të
tokëzuara, të cilat janë në përputhje me gjithë rregulloret vendore.
PARALAJMËRIM: LIDHJET JOPROFESIONALE TË TOKËZIMIT TË PAJISJES MUND
TË SHKAKTOJNË GODITJE ELEKTRIKE. NËSE KENI DYSHIM PËR LIDHJEN E DUHUR TË
TOKËZIMIT, LINI QË KËTO TË KONTROLLOHEN NGA NJË EKETRICIST I KUALIFIKUAR.
MOS NDRYSHONI PJESË ELEKTRIKE TË PAJISJES. NËSE NDODH NJË DEFEKT NË
PJESËT ELEKTRIKE, LINI QË KËTO PJESË TË ZËVENDËSOHEN NGA NJË SPECIALIST.
ÇELËSI NDEZUR/FIKUR (ON/OFF)
Në pjesën e pasme të kutisë së motorit ndodhet njësia e çelësit. Ndizni aspiratorin duke
shtypur çelësin NDEZUR (ON). Fikeni atë duke shtypur çelësin FIKUR (OFF). Bëni kujdes që
fëmijët të mos i prekin asnjëherë çelësat.
1188909 BDA 3000 ASA.indd 41
10.03.15 12:01