28
përdoret vegla elektrike. Shumë aksidente shkaktohen nga mjetet elektrike që nuk
mirëmbahen.
f. Mbani mjetin prerës të mprehtë dhe pastër. Pajisjet prerëse me kënde të mprehta
prerëse ngjisin më pak dhe janë më të lehta në përdorim nëse mirëmbahen si duhet.
g. Përdoreni veglën elektrike, pajimin shtesë, pajimet shtesë, etj.
në përputhje me këto udhëzime. Kushtoni rëndësi kritereve
të punës dhe aktiviteteve të hollësishme. Përdorimi i veglave
elektrike për qëllime të tjera, ndryshe nga sa është parashikuar mund të çojë në
situata të rrezikshme.
h. Mbani të pastra, të thata dhe pa vaj apo yndyrë dorezat dhe sipërfaqet e tyre.
Kur dorezat dhe sipërfaqet e tyre janë të rrëshqitshme, komandimi dhe kontrolli i
pajisjes në situata të paparashikueshme bëhet i vështirë.
5. Shërbimi
a. Lejoni që vegla juaj elektrike e punës të riparohet vetëm nga personeli
profesional i kualifikuar dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale. Me këtë
vendoset që siguria e veglës elektrike të punës të jetë e qëndrueshme..
Udhëzime sigurie për të gjitha përdorimet
RREZIKU:
a. Mos i futni duart në zonën e sharrimit dhe tek disku sharrues. Mbajeni dorezën
shtesë ose folenë e motorit me të dyja duart.
Kur e mbani me të dyja duart në sharrën rrethore, disku sharrues nuk përbën rrezik
dëmtimi.
b. Mos prekni pjesët e poshtme të veglës.
Mbulesa mbrojtëse nuk arrin t‘ju mbrojë nga disku sharrues në pjesën e poshtme të
veglës.
c. Përshtatni thellësinë e prerjes me trashësinë e materialit.
Nën material duhet të ketë një hapësirë të dukshme në lartësinë e dhëmbit.
d. Mos e mbani kurrë materialin që do sharroni me dorë ose me këmbë. Vendoseni
materialin në një bazament të sigurt.
Është e rëndësishme ta shtrëngoni mirë materialin, për të minimizuar rrezikun e
kontaktit me trupin e diskut sharrues ose humbjes së kontrollit.
e. Mbajeni pajisjen vetëm nga pjesët e izoluara, kur kryeni punime , gjatë së cilave
sharra mund të bjerë në kontakt me kabllot e korrentit.
Rënia në kontakt me një kabëll me tension e përcjell tensionin edhe në pjesët
metalike të pajisjes dhe shkakton një goditje elektrike.
1255603 WB 65 HKS N BDA.indd 28
1255603 WB 65 HKS N BDA.indd 28
18.01.21 11:30
18.01.21 11:30