28
Emetimet
Emetimi i zhurmave dhe niveli i dridhjeve të dhëna bazohen përkatësisht në EN 60745.
• Vlera e dhënë e emetimit të dridhjeve është matur me anën e një testimi normativ dhe
mund të përdoret për të krahasuar veglat elektrike me njëra-tjetrën.
• Vlera e emetimit të dridhjeve mund të përdoret gjithashtu për vlerësimin e përjashtimeve.
Duhen përcaktuar masa sigurie për mbrojtjen e përdoruesve, të cilat të bazohen edhe
në vlerësimin e rasteve përjashtimore të kushteve të përdorimit.
• Vlera e emetimit të dridhjeve mund të ndryshojë gjatë përdorimit faktik të veglës
elektrike, në varësi të mënyrës sesi përdoret kjo vegël elektrike.
Përdorimi
Kjo vegël elektrike është e përshtatshme për vënien në plan, shkallëzimin dhe hollimin e
elementeve të drurit.
Tensioni
Para vënies në shfrytëzim verifikoni, nëse tensioni i dhënë në tipin e tabelës përputhet
me tensionin e rrjetit.
Çelësi
Makineria elektrike e planit është pajisur me një çelës sigurie. Për ndezjen, shtypni
fillimisht butonin kyçës anësor dhe më pas butonin e ndezjes. Për fikjen e veglës elektrike,
lëshoni butonin e ndezjes. Butoni i ndezjes do të ngrihet sërish në pozicionin fillestar.
Thithja e ashklave
Për një thithje sa më të mirë të ashklave, mund të montoni në makinerinë e planit një
qeskë për pluhurin (9). Për këtë, fusni qeskën e pluhurit (9) në grykën e ashklave të
makinerisë. Sipas dëshirës, qeska e pluhurit (9) mund të montohet në të majtë ose në të
djathtë të grykës së ashklave (8). Përzgjedhja e grykëve të ashklave (8) bëhet me anë të
çelësit (13).
Regjistrimi i thellësisë së ashklave
Me anë të rrotullimit majtas dhe djathtas të butonit përzgjedhës dhe atij kryesor, thellësia
e ashklave mund të përzgjidhet nga 0 deri në 2 mm. Butonin përzgjedhës, rrotullojeni
gjithmonë aq sa të kërcasë. Pas përfundimit të punës, vendosni një thellësi të tillë
ashklash, që thika të zhytet duke shmangur kështu një dëmtim të mundshëm. Vendosni
thellësinë e ashklave në nivelin 0. Për të thjeshtuar përzgjedhjen, vendoseni makinerinë
e planit mbi një tavolinë.
1255602 BDA WB 710 HM N.indd 28
1255602 BDA WB 710 HM N.indd 28
02.10.20 10:26
02.10.20 10:26