29
Pozicionimi paralel
Shfrytëzojeni pozicionimin paralel (10) kur do të përpunoni qoshet e elementeve.
Montimi i pozicionuesit paralel
• Shtrëngoni mbajtësen (11) e pozicionuesit paralel me vidat shtrënguese (12) në anën
e majtë të pajisjes.
• Lidhni mbajtësen (11) me ndihmën e shinave të mekanizmit të pozicionuesit paralel (10).
• Shina duhet të jetë me drejtim nga poshtë.
• Lini distancën e nevojshme midis mekanizmit të pozicionuesit paralel (10) dhe qoshes
së elementit.
• Shtrëngoni pjesët me vidat që keni marrë në dorëzim dhe dadot flutur.
Udhëzime gjatë punës
Kujdes: Makineria elektrike e planit duhet të përdoret vetëm e ndezur për
përpunimin e elementit përkatës.
Përpunimi i sipërfaqeve
Regjistroni thellësinë e dëshiruar të ashklave. Vendoseni pajisjen elektrike me pllakën
e përparme të bazamentit mbi elementin prej druri dhe ndizni pajisjen. Shtyjeni pajisjen
elektrike me të dy duart mbi sipërfaqe, në mënyrë që pllaka e përparme dhe ajo e pasme
e bazamentit të qëndrojnë njëra mbi tjetrën. Për përpunimin përfundimtar të sipërfaqeve,
regjistroni vetëm një thellësi të vogël ashklash dhe përpunojeni sipërfaqen disa herë.
Shkallëzimi (Përpunimi në nivele)
• Me mekanizmin e pozicionimit paralel (10) mund të përpunohet me nivele.
• Fiksoni mekanizmin e pozicionimit paralel (10) në faqen e majtë të pajisjes
• Montoni bllokuesin e thellësisë duke shtrënguar në pajisje shufrën matëse të nivelit të
thellësisë (14), me ndihmën e vidës shtrënguese (15).
• Lironi vidën shtrënguese (15) dhe poziciononi shufrën matëse të nivelit të thellësisë
(14) në mënyrë të tillë që të shfaqet niveli i dëshiruar i thellësisë. Shtrëngojeni përsëri fort
vidën shtrënguese (15).
Niveli i gjerësisë
Niveli i gjerësisë mund të regjistrohet me anë të mekanizmit të pozicionimit paralel (10).
Niveli i thellësisë
Kujdes! Ju këshillojmë një regjistrim të nivelit të thellësisë me një maksimum prej 2 mm.
Përpunojeni elementin përkatës aq shpesh, derisa të arrihet niveli i thellësisë.
1255602 BDA WB 710 HM N.indd 29
1255602 BDA WB 710 HM N.indd 29
02.10.20 10:26
02.10.20 10:26