30
Prerja e qosheve (45°)
↔
45°
Një prerje e shpejtë dhe e thjeshtë e qosheve me një kënd 45°, është e mundur përmes
dados në formë V-je të pllakës së përparme të bazamentit. Vendoseni pajisjen me dadon
në formë V-je mbi qoshen që do të përpunoni dhe shtyjeni atë për së gjati, derisa të jetë
përputhur në mënyrë të barabartë dhe bëni kujdes që këndi të qëndrojë gjithmonë i
njëjti.
Ndërrimi i thikave të pajisjes
Kujdes: Para të gjitha punëve në makineri, hiqeni spinën nga priza!
Pajisja elektrike është e pajisur me dy thika rrotulluese prej metali të fortë. Thikat
rrotulluese kanë dy tehe dhe mund të përdoren në rast dëmtimesh (mpirje). Përmes
dados drejtuese të thikave rrotulluese, duhet të sigurohet një përzgjedhje e njëjtë
lartësie gjatë një zëvendësimi. Thikat e konsumuara, të mpira (jo të mprehta) ose të
dëmtuara, duhen zëvendësuar.
Thikat rrotulluese prej metali të fortë, nuk mund të mprihen sërish.
Lironi tre vidat gjashtëkëndore me ndihmën e çelësit përkatës dhe shtyni jashtë bllokut
të pajisjes në pjesën anësore thikat rrotulluese prej metali të fortë, me ndihmën e një
cope druri.
Montimi i thikave bëhet duke ndjekur të njëjtat hapa në rend të kundërt. Sigurohuni që
blloku i thikave të përputhet në skaje me bllokun e pajisjes. Zëvendësoni gjithmonë të dy
thikat, për të siguruar një reduktim të qëndrueshëm të ashklave.
Kujdes: Përpara se ta vini në punë për herë të parë pajisjen elektrike, thikat duhet të
montohen në foletë e duhura dhe duhen kontrolluar nëse qëndrojnë të sigurta!
1255602 BDA WB 710 HM N.indd 30
1255602 BDA WB 710 HM N.indd 30
02.10.20 10:26
02.10.20 10:26